EmailFacebookKontakt

U zhvilluan kampet verore kombëtare për vajza – Kampi i studenteve

Kampi i studenteve
Ai zgjati nga 23 korrik-2 gusht. Pjesëmarrëse ishin rreth 30 vajza,
të cilat vinin nga mitropoli të ndryshme.
Programi kishte shërbesa, mësime rreth besimit, biseda shpirtëro-
re, predikime, pelegrinazhe, diskutime për tema sociale, punë dore,
lojëra sportive dhe argëtuese. Të gjitha vajzave pjesëmarrëse në kamp
iu dhurua libri i Kryepiskopit Anastas “Udhëtim Shpirtëror”.
Mbresëlënëse për vajzat ishte biseda shpirtërore me motër Paisi-
në. Gjatë bisedës me vajzat, ajo theksoi rëndësinë e besimit në jetën
tonë, duke i inkurajuar ato të kenë një marrëdhënie personale me Zo-
tin. Kremtimi i 20-vjetorit të fronëzimit të Hirësi Joanit përkoi me
periudhën e kampit III, për këtë arsye në datën 25 korrik, vajzat iu
bashkuan gëzimit të këtij kremtimi në Korçë. Nuk mund të lëmë pa
përmendur pelegrinazhet që u realizuan, si në manastirin e Shën Nau-
mit në Ohër dhe në atë të Shën Vasilit në Ostrog, në Malin e Zi. Vizita
në këto vende të shenjta i ndihmoi vajzat të forcohen në besim, të
nderojnë shenjtorët e kishës, duke i pasur shembull frymëzimi në rru-
gën drejt shenjtërimit.
Më 2 gusht pjesëmarrëset në kampin e vajzave kishin bekimin të
ishte pjesëmarrëse në Liturgjinë Hyjnore për 26-vjetorin e ringritjes
kanonike të Kishës, ku patën mundësinë të falënderonim nga afër
Kryepiskopin Anastas për dashurinë dhe kujdesin e treguar për rinjtë.
Parashqevi Gega

8