Kampi i dytë për vajza
Në datat 12-21 korrik u zhvillua Kampi II për vajza në shën Joan
Vladimir, pranë Elbasanit. Rreth 65 vajza nga mosha 14-17 vjeç mo-
rën pjesë në këtë aktivitet veror, të organizuar nga Kisha Orthodho-
kse për vite më radhë.
U zhvilluan kampet verore kombëtare për vajza
Vajzat pjesëmarrëse ishin pothuajse nga të gjitha mitropolitë e ve-
ndit tonë dhe si temë e përgjithshme e kampeve këtë vit u përzgjodh
vargu: “Çdo gjë që bëni, bëjeni si për Zotin” shkëputur nga letra drejtuar
Kolosianëve.
Kampi i ndihmoi vajzat të udhëtonin dhjetë ditë përmes një përje-
timi të thellë të besimit orthodhoks me lutje, studim të Shkrimit të Shenj-
të, referime nga folës të ndryshëm, përkujdesje për njerëzit në nevojë,
aktivitete krijuese e argëtuese, këngë dhe lojëra etj.
Elisabeta Shqau