U kremtua 26-vjetori
i Ringritjes Kanonike
të Kishës sonë
Viti 1992 kishte dy data histo-
rike për Kishën tonë të ringjallur
nga hiri i komunizmit: 24 qersho-
rin 1992, zgjedhjen e Kryepiskopit
Anastas në krye të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë
dhe 2 gushtin – Fronëzimin e Tij.
Me rastin e 2 gushtit, 26-vje-
torit të Fronëzimit të Fortlumtu-
risë së Tij, Kryepiskopit të Tira-
nës, Durrësit dhe të Gjithë Shqi-
përisë, Anastasit, në krye të Ki-
shës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, në Katedralen “Ngja-
llja e Krishtit”, në Tiranë, u bë Li-
turgjia Hyjnore panegjirike. Ajo
u krye nga Kryepiskopi bashkë
me anëtarët e Sinodit të Shenjtë
dhe klerikë nga Kryepiskopata e
Mitropolitë.
Në fund, Kryepiskopi Anastas
kujtoi rëndësinë e kësaj dite për
Kishën tonë, e cila shënoi ringritjen
e saj të plotë kanonike pas errë-
sirës së gjatë ateiste. Fortlumturia
e Tij theksoi se këto ditë nuk janë
thjesht përkujtim i një ngjarjeje,
por rast dhe stacion për të parë
dhe ecur përpara. Dhe mënyra më
e mirë për ta bërë këtë janë pro-
jektet dhe arritjet e reja. Kryepi-
skopi përmendi për këtë hapjen e
Fakultetit të Shkencave Humane
në Kolegjin Universitar “Logos”,
brenda të cilit do të jetë edhe de-
ga e Teologjisë; përpjekjet e reja
për të zgjeruar mundësitë për si-
gurimin e të ardhurave, që do të
garantojnë autoqefalinë ekono-
mike të Kishës sonë; hapjen e
Shtëpisë së Dashurisë “Hyjlindë-
sja Mari”, që kujdesjet për gratë
e moshuara dhe përpjekjet që po
bëhen për ngritjen e Muzeut të
Kishës, në mjediset e Qendrës
Kulturore të Katedrales “Ngjallja
e Krishtit”.
Në emër të Sinodit dhe të be-
simtarëve orthodhoksë, Krye-
piskopin e uroi Mitropoliti i Bera-
(vijon në faqen 2)
tit, Hirësi Ignati. Urime e tufa me
lule, Fortlumturia e Tij mori edhe
nga të rinjtë e kampeve verore, nga
besimtarë etj.
Pas Liturgjisë Hyjnore, në sa-
llën e Qendrës Kulturore, u zhvi-
llua një Konferencë me të gjithë
klerikët dhe katekistët e Krye-
piskopatës dhe Mitropolive, ku
pati referime e diskutime për te-
ma shpirtërore dhe probleme
konkrete. Folën nga dy përfa-
qësues nga çdo dioqezë dhe një i
ri nga Shkolla e Muzikës Bizan-
tine. Konferenca u hap dhe u mbyll
nga Kryepiskopi Anastas, ndërsa
moderator i veprimtarisë ishte
Mitropoliti i Korçës, Joani.
Thoma Dhima
U kremtua 26-vjetori i Ringritjes
Kanonike të Kishës sonë