EmailFacebookKontakt

Marrim pjesë në dhimbjen për viktimat e zjarrit shkatërrimtar që preku krahinat e Atikës Lindore

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë, z. Anastas, komunikoi në telefon me Fortlumturinë e Tij,
Kryepiskopin e Athinës dhe të Gjithë Greqisë, z. Jeronimos, si edhe
me Episkopin e krahinës së prekur nga zjarret, Hirësinë e Tij,
Mitropolitin e Kifisias, z. Kirillos dhe u shprehu dhimbjen e thellë
për sprovën e frikshme, e cila u kushtoi jetën dhjetëra njerëzve dhe
plagosi rëndë me qindra të tjerë.
Marrim pjesë në dhimbjen për viktimat e zjarrit shkatërrimtar
që preku krahinat e Atikës Lindore
Marrim pjesë në dhimbjen e vëllezërve tanë dhe i lutemi
nxehtësisht Perëndisë për shërimin sa më të shpejtë të plagëve të
hapura.
Tiranë, 25 korrik 2018
Nga Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës

11