Në vitin 1885, familjes Papa në
Sinjë të Beratit i lindi një djalë, të
cilin e pagëzuan në kishën e bukur
të fshatit Paftal dhe i vunë emrin
Spiro. Gjyshi dhe babai i tij ishin
priftërinj të nderuar.
Këta klerikë orthodhoksë të
përkushtuar e mëkuan që në djep
fëmijën e dashur me ushqim shpir-
tëror për dashurinë e pakufishme
të Zotit Krisht. Fëmijën e mbarë,
pa mbushur ende gjashtë vjeç, e
merrte çdo ditë në kishë i ati, atë
Theodhori, ku e njihte me misteret
çudibërëse.
Pas një viti, prindërit e tij arsim-
dashës, si shumë bashkëfshatarë
të krahinës së Shpiragut, e ulën në
bankat e shkollës fillore të fshatit,
të cilën e mbaroi me rezultate të
shkëlqyera.
Duke parë zellin e veçantë për
njohuri, vendosën ta regjistronin në
gjimnazin e famshëm “Zosimea” të
Janinës.
Djaloshi i pjekur para kohe iu
vu me të gjitha forcat studimit me
themel të gjuhës greke, si dhe të
gjitha lëndëve të tjera mësimore, pa
lënë mënjanë Shkrimin e Shenjtë,
si dhe literaturën e larmishme të
fesë orthodhokse. Vitet e kësaj
shkolle, nga kishin dalë me dhjetë-
ra atdhetarë shqiptarë, kaluan
shumë shpejt, duke e mbushur Spi-
ron me një bagazh të madh njohu-
rish laike e fetare.
Ai kthehet me shumë mall në
vendlindje dhe menjëherë fillon
punën si mësues në shkollën fillo-
re të Paftalit, ku mësuesit dhe nxë-
nësit e pritën krahëhapur. Shumë
shpejt fiton dashurinë e nxënësve
dhe respektin e fshatarëve, të cilët,
pa ngurrim, e zgjedhin kryeplak të
fshatit. Të gjitha problemet që i dil-
nin si mësues e si kryeplak, i zgjidh-
te me drejtësi e mençuri, duke
shfrytëzuar horizontin e gjerë të
njohurive që kishte në çdo fushë të
jetës, si dhe duke zbatuar me dinji-
tet porositë e paçmuara të Zotit.
Besimtarët e shumtë ortho-
dhoksë të krahinës së Shpiragut i
Ata që punuan për Kishën tonë
Imzot Spiro Theodhor Papa
propozuan të bëhej klerik, gjë që e
pranoi me dëshirë, sepse qysh në
fëmijëri kishte deklaruar: “Unë ia
dorëzoj veten time vetëm Perëndisë
së gjithëpushtetshëm”.
Në vitin 1934 u hirotonis prift.
Që nga ajo ditë e paharruar, atë
Spiroja kryente shërbesat fetare në
kishat e fshatrave Paftal e Sodovicë
dhe predikonte në mënyrë bindë-
se mësimet e Shpëtimtarit tonë,
duke zbatuar me këmbëngulje zo-
timin e dhënë para Kryepiskopit të
Tiranës dhe të Gjithë Shqipërisë
dhe besimtarëve orthodhoksë.
Disa vite më vonë mbetet i ve,
me tre djem e një vajzë.
Kryesia e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, duke njo-
hur meritat e shumta në shërbi-
min dhe përkushtimin e madh ndaj
Perëndisë, i propozoi të pranonte
hirotoninë e të fronëzohej si Mi-
tropolit i Beratit. Atë Spiroja, me
modestinë që e karakterizonte, nuk
e pranoi këtë nder të madh, vetëm
për arsyen e thjeshtë se nuk dëshi-
ronte të largohej nga fshatrat e
vendlindjes. Kështu, ai vazhdoi të
kryente, me zërin e tij të ëmbël e
melodioz, Liturgjitë Hyjnore në ato
dy fshatra; po kështu vazhdoi edhe
kur djemtë e tij ishin shpërngulur
tashmë në Berat. Pasi banorët e
fshatrave të Shpiragut u larguan në
masë të gjerë drejt qyteteve të
mëdha të Shqipërisë, ati i nderuar
vendosi të banonte në Berat, pra-
në familjes së djalit të tij dhe çdo të
diel e të kremte shkonte më këmbë
për të meshuar në kishat e zonës,
ndonëse tashmë ishte në moshë të
thyer.
Në vitin 1964 hirotoniset epi-
skop dhe fronëzohet Mitropolit i
Mitropolisë së Shenjtë të Beratit,
Vlorës, Kaninës dhe i të gjithë
Myzeqesë.
Me përvojën e tij shumë të gjatë,
me horizontin e gjithanshëm, me
mprehtësinë e gjykimit të shumë
çështjeve fetare, me përulësinë e
madhe ndaj Krishtit Perëndi, Imzot
Spiro Theodhor Papa udhëhoqi me
urtësi për gati tre vjet Dioqezën e
Beratit, duke fituar kudo respektin
e besimtarëve othodhoksë.
Shkurtin e vitit 1967, kur u nda-
luan me dhunë shërbesat në të
gjitha objektet fetare, ai e përjetoi
me dhimbje të thellë në zemër, aq
sa dhe e humbi përgjithmonë shi-
kimin. Ai u mbyll në shtëpi dhe nuk
pranoi të dilte pa mjekër dhe pa
rrobat e shenjta të klerikut. Fjeti
përjetësisht në shkurt të vitit 1970.
Ditën e riçeljes së kishës së
parë në Shqipëri, të Shën Spiri-
dhonit në lagjen “Goricë” të Beratit,
pas persekutimit të egër komunist,
mes shumë besimtarëve ishin të
pranishëm bijtë, nipërit e mbesat e
Hirësi Spiros.
Emri i hirësisë së Tij, Imzot Spiro
Theodhor Papa, u kujtua në Litur-
gjinë e asaj dite të shënuar dhe do
të mbahet mend gjithmonë nga të
afërmit dhe mbarë shpresëtarët
orthodhoksë të Beratit si një klerik
madhor dhe i denjë i Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ikonom Vangjel Xoxe
Ilia Zaka
Rishkroi: Piro Papa
Tiranë, 2015