EmailFacebookKontakt

Dhunti dhe Detyra

Kisha është një organizëm. Është një trup.
Është trupi mistik i Krishtit. Dhe, ashtu siç
brenda trupit njerëzor ekzistojnë gjymtyrë të
ndryshme dhe çdo gjymtyrë ka vendin dhe
funksionin e saj dhe të gjitha gjymtyrët bashkë-
punojnë midis tyre, sepse të gjitha drejtohen nga
mendja, kështu ndodh dhe brenda trupit të
Kishës. Çdo besimtar ka vendin e tij, misionin e
tij, punën e tij. Dhe të gjitha gjymtyrët, të gjithë
besimtarët, në çdo vend që të
gjenden, duhet të bashkëpu-
nojnë. Dhe të gjithë duhet t’i
binden Mendjes, Perëndisë-
Fjalë, Krishtit.
Besimtarët, sipas thirrjes
së tyre, brenda trupit të Ki-
shës, kanë dhunti të ndry-
shme. Por, së pari, çfarë janë
dhuntitë? Dhunti janë aftësi-
të që kanë njerëzit. Meqenë-
se këto aftësi janë të ndry-
shme, të ndryshme janë edhe
dhuntitë. Ekzistojnë dhunti
fizike, dhunti mendore, dhunti
shpirtërore. Le të themi disa
shembuj, që të kuptojmë më
mirë se çfarë janë dhuntitë.
I
Njëri ka dhuntinë e shëndetit. Nuk sëmuret
kurrë. Tjetri ka fuqinë trupore. Mund të bëjë
shumë punë dhe të mos lodhet. Një nxënës ka
dhuntinë e kujtesës. Një nxënës tjetër zgjidh me
shumë lehtësi problemet e vështira në mate-
matikë. Tjetri merr penelin dhe pikturon një
ikonë të mrekullueshme të Krishtit, të cilën, kur
e sheh, të duket sikur do të të flasë; ka dhuntinë
e pikturës. Një tjetër ka dhuntinë e poezisë.
Një atë ka disa fëmijë. Të gjithë jetojnë në
të njëjtën shtëpi dhe ushqehen njësoj, megji-
thatë secili prej tyre ka prirjen e tij, ka dhuntinë
e vet. Njëri dëshiron të bëhet bujk dhe të bëjë
një jetë të qetë. Tjetri dëshiron të bëhet bari
dhe, që lart nga mali, të admirojë madhështitë e
natyrës dhe të lavdërojë Krijuesin. I treti sheh
detin dhe mahnitet e dëshiron të bëhet kapiten.
I katërti ka prirje në inxhinieri. Prirjet dhe
aftësitë e ndryshme janë një mister që i shërben
Dhunti dhe Detyra
E Diela VI e Mattheut (Romakëve 12:6-14)
“Kemi dhunti të ndryshme sipas hirit që na u dha” (v. 6)
planit të Perëndisë. Sepse, nëse do të kishin të
gjithë të njëjtat prirje, të njëjtat dhunti, nuk do të
mund të qëndronte shoqëria.
Sa të urta, sa të shenjta janë fjalët e Apo-
stullit, të frymëzuara nga Perëndia, për t’i ruaj-
tur të krishterët e Kishës së parë, të cilët ki-
shin marrë dhunti të veçanta nga Shpirti i
Shenjtë, për ndërtimin shpirtëror të të gjithë
Kishës. I këshillonte që këto dhunti dhe aftësi
të mos i mendonin si arritje të tyre, që të mbu-
rreshin, por si vlera që u dhuroi Perëndia për t’i
shërbyer Kishës së tyre më Krishtin. Këto vlej-
në dhe për epokën tonë, sepse edhe sot ekzi-
stojnë, patjetër, të krishterë me dhunti. Ashtu si
atëherë, kështu edhe sot, ekziston gjithmonë
rreziku i egoizmit dhe tundimi i të dukurit dhe
shfaqjes. Prandaj, duhet të mos harrojmë ku-
rrë, se dhuntitë që na u dhanë nga Perëndia,
nuk na u dhanë për shfaqjen tonë individuale
dhe për t’u dukur, por për ndërtimin shpirtëror
të trupit të Kishës.
Nëse dikush është caktuar si mësues i të
vërtetave hyjnore, le të kënaqet me atë punë.
Le të shpjegojë me frikë Perëndie dhe le t’u
ofrojë njerëzve mësimet e larta të Ungjillit. Ai
që ka dhuntinë të ngushëllojë të pikëlluarit, t’u
japë kurajë të dëshpëruarve, t’i nxisë në për-
gjithësi besimtarët në rrugën e virtytit, le të
mbetet në këtë vepër të rëndësishme të forci-
mit moral të besimtarëve. Ai që ka të mira
materiale dhe ndien thirrjen e brendshme që t’ua
shpërndajë të varfërve, le ta bëjë këtë me thje-
shtësi, me mirësi dhe me dallim, pa lënduar ata
që ndihmon. Ai që është caktuar përgjegjës, le
ta përdorë pushtetin e tij dhe le të mbikëqyrë
çdo punë të mirë, me kujdes të madh. Ai që bën
lëmoshë, le ta ofrojë lëmoshën e tij me ëmbëlsi
dhe mirësi.
Në pjesën e dytë të tek-
stit të sotëm, vargjet 9-14,
Apostulli i shenjtë këmbë-
ngul dhe u jep drejtime be-
simtarëve, se si t’i përdorin,
në mënyrë më të mirë, dhun-
titë e tyre shpirtërore. Kjo
mënyrë nuk është thjesht një
sjellje e jashtme, por një prirje
e brendshme, e sinqertë dhe
e mirë.
II
“Dashuri pa hipokrizi”.
Dashuria është mbretëresha
e të gjitha virtyteve të tjera.
Por, kjo dashuri duhet të jetë
e saktë dhe e çliruar nga çdo
hipokrizi dhe interes. Të jetë
dashuri e veprave dhe jo e fjalëve. Fatkeqësisht,
kjo dashuri nuk takohet lehtë te njerëzit e kohës
sonë. Dhe, kur e takojmë, shpesh nuk e gjejmë
pa hipokrizi, sepse e keqja ka ndikuar shpirtrat
tanë dhe ka ndotur ndjenjat tona të krishtera. Ja
pse shën Pavli na nxit me këmbëngulje: “Urreni
të ligën dhe ngjituni gjithmonë pas së mirës”
(v. 9).
“Të doni fort njëri-tjetrin me dashuri
vëllazërore”. Jemi të gjithë bij të Perëndisë dhe
vëllezër të Krishtit. Rrjedhimisht, dashuria jo-
në duhet të jetë e nxehtë dhe e përzemërt. Të
sakrifikohemi njëri për tjetrin dhe t’u japim
nderin dhe parësinë të tjerëve.
Për më tepër, vazhdon, të mos jeni përtacë
dhe të ngathët për shpëtimin tuaj, por të keni
zell dhe të jeni aktivë për çdo punë të pëlqyer
nga Perëndia. Të jeni të nxehtë në ndjenjat tuaja
(vijon në faqen 8)

dhe të përkushtuar te Zoti. Të gëzoheni me shpresën
se do të shijoni të mirat e Mbretërisë së Qiejve. Të
duroni shtrëngimet e jetës, të jeni këmbëngulës në
lutje. Të ndihmoni në nevojat e të krishterëve dhe të
synoni mikpritjen. Të thoni fjalën e mirë dhe të luteni
për ata që ju dëmtojnë. Kurrë të mos mallkoni të tjerët.
* * *
Të hapë dikush Ungjillin dhe të lexojë fjalën e
Krishtit, është dhunti edhe kjo; dhuntia e leximit të
Shkrimit të Shenjtë. Të gjunjëzohet dhe të lutet dikush,
dhunti është edhe kjo; dhuntia e lutjes. Të shkojë di-
kush në Kishë dhe të qëndrojë në ndenjësen e psal-
tit e të psalë pa pritur ndonjë shpërblim nga arka e
Kishës, dhe kjo është një dhunti; dhuntia e të psalurit.
Dhe akoma, një dhunti e madhe është edhe që të
bëhet dikush klerik, të kryejë Misteret e shenjta, të
predikojë fjalën e Perëndisë dhe të shenjtërojë po-
pullin.
Nga këto nxitje të fuqishme të Shpirtit të Perë-
ndisë, le të kemi më shumë kujdes për të fundit, dhe
le të këmbëngulim, veçanërisht, në fjalën “bekoni”,
që përmendet madje dy herë. Fjala “bekoj” do të
thotë “them fjalë të mira, flas në mënyrë të mirë
dhe uroj për të mirën e tjetrit”. Me këtë nxitje, na
porosit fjala e Perëndisë, të flasim mirë për të gjithë.
Madje edhe për ata që duan të keqen tonë. Për shem-
bull, nëse në punën tonë dikush thotë diçka dhe na
ofendon, ftohemi të fitojmë, jo duke bërë edhe ne të
njëjtën gjë, por duke i folur me ëmbëlsi dhe dashuri,
dhe në një mënyrë që tregon se e kemi falur. Nëse,
gjithashtu, dikush na thotë se një i tretë na shau dhe
shpifi për ne, ftohemi t’i flasim atij që na dha këtë
lajm, në mënyrë të mirë për tjetrin. Ta justifikojmë,
madje, dhe ta lavdërojmë për të mirat e tij. Në këtë
mënyrë, imitojmë Apostujt e shenjtë, që përgjigjeshin
me bekime dhe urata ndaj sharjeve të armiqve të
besës. Imitojmë gjithashtu edhe Zotin, i Cili i lutej Atit
të Tij qiellor për të gjithë ata që e kishin ngjitur në
Kryq.
* * *
Heshtja e të krishterëve në ditët tona, për gjithë
ato gjëra dinake dhe të shthurura që ndodhin, e bëri
arrogant të ligun. Dhe kjo heshtje na bën fajtorë,
bashkëfajtorë, për shtrirjen e mëkatit. Ka ardhur ko-
ha të ndërgjegjësohemi për sa i përket pozicionit to-
në ndaj së keqes. Jo vetëm të mos ndikohemi nga e
keqja, por ta mposhtim të keqen me fuqinë e së mirës.
“Mos u mund prej së keqes, por munde të keqen
me të mirën” (Romakëve 12:21). Është këshilla e
Apostullit. Le ta dëgjojmë, le ta zbatojmë, që të kemi
bekimin e Perëndisë. U bëftë.
† Ignati,
Mitropolit i Beratit
(vijon nga faqja 7)

10