EmailFacebookKontakt

U zhvilluan kampet e para dhe të dyta për djem “Rilindja”

Pas kampit të parë për djem, i
cili u zhvillua nga data 30 qershor-
9 korrik, mbaroi edhe kampi i
dytë. Me bekimin e Fortlumturisë
së Tij, Kryepiskopit Anastas, nga
datat 12-21 korrik u zhvillua kam-
pi i dytë për djem, për moshat 14-
17 vjeç. Kësaj grupmoshe iu ba-
shkuan edhe disa fëmijë më të
vegjël, që shërbejnë në enorinë e
Apostull Pavlit dhe Shën Astit në
Durrës. Ky kamp u zhvillua në
mjediset e Manastirit të Hirshëm
të Shën Vlashit nën përgjegjësinë
e Akademisë Teologjike “Ngjallja
e Krishtit”, realizuar nga pedago-
gët e saj dhe me bashkëpunimin e
ngushtë të katekistëve, studen-
tëve të Akademisë Teologjike, si
dhe nxënësve të Liceut “Kryqi i
Nderuar” në Sukth.
Tema për këtë vit ishte: “Çdo
gjë që bëni, bëjeni si për Zotin”.
Kampi ishte nën drejtimin e pe-
dagogut Dh. Qosja dhe pati një
larmi aktivitetesh shpirtërore e
sociale, lojëra sportive, plazh,
olimpiada e kampionate dhe
programe edukuese, duke pasur
si qëllim kryesor vënien në prak-
tikë të temës së kampit.
Këtë vit, pjesëmarrësit lexuan
e studiuan Ungjillin sipas Markut.
U zhvilluan kampet e para dhe të dyta për djem “Rilindja”
Një risi ishte organizimi i olimpia-
dës biblike, e cila u realizua në dy
faza, duke u dhënë mundësi djem-
ve që, atë që kishin përvetësuar
nga Ungjilli, të mund ta shprehnin
me anë të një konkursi. Kampi-
stët u vunë përballë sfidave të
ndryshme në grup.
Në kamp, një rëndësi i jepej
edhe bisedave shpirtërore që
zhvilloheshin pasdite, të mbajtura
nga referues të ndryshëm, peda-
gogë të Akademisë. Mitropoliti i
Apollonisë dhe Fierit, Hirësi Ni-
kolla, në bisedën e tij me kam-
pistët, theksoi rëndësinë e ditës së
diel, ditën që ia dedikojmë Zotit
për shenjtërimin tonë, duke marrë
pjesë në Liturgjinë Hyjnore.
Përveç referuesve të prani-
shëm në kamp, e veçantë ishte
prania e një grupi rinor nga Athi-
na, prej enorisë së Anargjendëve
Kozma e Damian. Ata u shprehën
se, edhe pse vijmë nga vende të
ndryshme, ne përsëri jemi vëllezër,
sepse kungohemi nga i njëjti potir.
Përgjatë gjysmës së parë të
kampit, arkimandrit Kozma Prifti
kreu shërbesat e ndryshme, duke
luajtur një rol të rëndësishëm në
ecurinë shpirtërore të kampit,
ndërsa atë Spiro Kostoli shërbeu
për pjesën tjetër të ditëve.
Një moment kulmor dhe i rë-
ndësishëm ishte 19 korriku, kur u
pagëzuan 13 djem, të cilët veshën
Krishtin dhe filluan një jetë të re
më Zotin. I pranishëm në ditën e
Pagëzimit ishte Episkopi i Bylisit,
Hirësi Asti, i cili e kreu këtë Mi-
ster dhe u uroi të sapondriçuar-
ve udhëtim të mbarë më Krishtin.
Ai u kujtoi përgjegjësinë e re që
kanë si të krishterë, të ofrojnë ve-
ten e tyre te Krishti, në mënyrë që
të zbulojnë plotësinë e jetës.
Djemtë patën mundësi të ndiq-
nin shërbesat e ndryshme, si dhe
Liturgjinë Hyjnore, ku pjesa më e
madhe u kungua me Trupin dhe
Gjakun e Krishtit.
Gjatë këtyre 10 ditëve ata u
shkëputën nga rutina e përdit-
shme që përjeton një adoleshent
dhe u bënë pjesë e një mënyre të
veçantë jetese, të ndryshme nga
mentaliteti i botës, një jetë në
komunitet të krishterë.
Të rinjtë morën shumë gjatë
këtyre ditëve dhe tani ftohen t’i
praktikojnë e përjetojnë në jetën
e përditshme, në mënyrë që të
bëhen qytetarë të denjë të shoqë-
risë, të vendit dhe të Mbretërisë
së Perëndisë.
Jorgo Belul

8