Korriku i vitit 1998 do të
shënonte një çast historik për Ki-
shën tonë, riformimin e Sinodit të
Shenjtë pas natës së gjatë ateiste.
Fronëzimi i Imzot Ignatit, hirotonia
e fronëzimi i Hirësi Joanit dhe hiro-
tonia e Imzot Kozmait, bënë të
mundur krijimin e Sinodit të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Kjo ngjarje e shënuar,
që u zhvillua nga 18-25 korrik, me
pjesëmarrjen e një përfaqësie të
Patriarkanës Ekumenike, u kujtua
me Liturgji Hyjnore festive dhe
nderimet e rastit në qytetet e
Beratit dhe Korçës.
Në datën 18 korrik, në kate-
dralen e Shën Dhimitrit, në Berat,
u kremtua me Liturgji Hyjnore 20-
vjetori i fronëzimit të Mitropolitit
të Beratit, Hirësisë së Tij, Ignatit.
Merrnin pjesë Episkopi i Bylisit,
Asti, klerikët e mitropolisë, be-
simtarë, autoritete lokale e përfa-
qësues të komuniteteve fetare etj.
Në emër të Kryepiskopit Anastas
Hirësinë e Tij e uroi Imzot Asti. Në
fund, Hirësi Ignati priti urimet e
rastit.
Ndërsa më 25 korrik, në kate-
dralen “Ngjallja e Krishtit” të
Korçës, u krye Liturgjia Hyjnore
festive me rastin e 20 vjetorit të
fronëzimit të Hirësi Joanit. Në të
morën pjesë Mitropoliti i Kosturit,
Serafimi, Mitropoliti i Kozanit,
Pavli, Mitropoliti i Siatistës, Pavli,
Mitropoliti i Elbasanit, Andoni,
Mitropoliti i Amantias, Nathanaili,
dhe Episkopi i Bylisit, Asti. Në
Liturgji morën pjesë edhe klerikët
e Mitropolisë së Korçës, autoritete
vendore, përfaqësues të komunite-
teve fetare, besimtarë etj. Mesa-
zhin e rastit të Kryepiskopit Anastas
e transmetoi Mitropoliti i Elbasa-
nit, Andoni, si dhe përshëndeti
Hirësia e TIj, Serafimi i Kosturit.
Gjithashtu, u lexua një mesazh
urimi nga Presidenti i Republikës,
z. Ilir Meta, ku ndër të tjera thuhej:
“Më lejoni që me rastin e 20-
vjetorit të fronëzimit Tuaj si Mitro-
polit i Korçës, t’ju shpreh urimet
Kremtime në 20 vjetorin e fronëzimit të Mitropolitëve
më të mira e të sinqerta dhe për-
mbushje me sukses të misionit tuaj
fisnik e shpirtëror në përhapjen e
fjalëve të Zotit e të mësimeve të
shenjta!
E çmoj lart figurën tuaj të ndri-
tur, si një bari i nderuar shpirtëror
i bashkësisë ortodokse të Mitropo-
lisë së Shenjtë të Korçës, që me shu-
më mund e sakrifica, ringjallët e
lartësuat besimin e krishterë te “gri-
gja” që sot udhëhiqni me aq
përkushtim.
Gjithashtu, kontributi dhe puna
juaj e vyer në farkëtimin e harmo-
nisë e bashkëjetesës fetare në ven-
din tonë, shërben si një shembull fry-
mëzues për të gjithë ne, si për be-
simtarët, ashtu edhe për udhëhe-
qësit shpirtërorë njëkohësisht.
Prova e gjallë e preokupimit
tuaj për ringjalljen e shpirtit të kri-
shterë në këto 20 vite, është anga-
zhimi për të ndërtuar dhe rikon-
struktuar me dhjetëra kisha të
Mitropolisë së Shenjtë të Korçës,
të shkatërruara gjatë kohës së
errët të komunizmit, gjë që e bën
veprën tuaj të paharrueshme.
Bashkësia ortodokse e Mitro-
polisë së Shenjtë të Korçës shqu-
het për traditat e spikatura, his-
torike, kulturore dhe atdhetare.
Me përkushtimin ndaj besimit në
Zot, erudicionin dhe thjeshtësinë
që ju karakterizon, ju keni arritur
të lartësoni më shumë këto tradita
në shërbim të Kishës, Atdheut e
kombit tonë.
Pas Meshës, Imzot Joani priti
urimet në selinë e Mitropolisë.