20 vjet më parë u formua Sinodi i Shenjtë
i Kishës sonë pas persekutimit
Formimi i Sinodit të Shenjtë
…Çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë,
u zgjidh përfundimisht pas negociatash të
vazhdueshme dhe këmbëngulëse midis për-
faqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, Kishës
së Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare
(nëntor 1997 – korrik 1998). Ky proces solli
si fryt pranimin e përbashkët të kësaj forme:
Sinodi i Shenjtë do të përbëhej nga Kry-
episkopi, nga një mitropolit grek me origjinë
arvanitase dhe dy kryepriftërinj shqiptarë. Pas
kësaj u fronëzua Mitropoliti i Beratit, Ignati, i
cili ishte dorëzuar më parë, më 18 korrik 1998,
kurse mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri
dhe ai i Korçës,Kristodhuli, dhanë dorëheqjen.
Po atë ditë, më 18 korrik, u zgjodhën Mitropo-
lit i Korçës, Arkimandrit Joan Pelushi dhe
Episkop i Apolonisë, Ikonom Kozma Qirjo.
Dorëzimi i të parit u bë më 20 korrik 1998
dhe fronëzimi i tij në Mitropolinë e Korçës u
bë më 25 korrik. Episkopi Kozma u dorëzua
më 23 korrik (por fjeti në Zotin më 11 gusht
2000). Në shkurt të vitit 1999, mitropolitët e
dorëhequr kërkuan dhe morën lejen e largimit,
për t’u riintegruar në Kishën e Greqisë.
Në shtatë vitet e para (nga korriku 1991
si Ekzark Patriarkal dhe nga qershori i vitit
1992 si Primat) Kryepiskopi e mbajti i vetëm
përgjegjësinë dhe përkujdesjen për riformimin
dhe administrimin e të gjitha mitropolive të
Shqipërisë.
Në tetë vitet e mëvonshme, vazhdoi të ba-
ritojë, përveç Kryepiskopatës, edhe Mitro-
polinë e Gjirokastrës si Mëkëmbës.
Për një periudhë kohore (2003-2006) në
punimet e Sinodit të Shenjtë mori pjesë me
statusin e klerikut të transferuar edhe Hirësia e
Tij, Episkopi i Filomelisë z. Ilia (Katre), të cilit iu
ngarkua edhe drejtimi i Akademisë Teologjike.
Si përfundim, përbërja e Sinodit të Shenjtë
u plotësua në nëntor të vitit 2006 me zgjedhjen
e Arkimandritit Dhimitër (Sinaitit) (11.11.2006)
Mitropolit i Gjirokastrës dhe i dy Episkopëve
shqiptarë, atij të Apolonisë, Nikolla (Hyka) dhe
të Krujës, Andon (Merdani), të dy të diplo-
muar me rezultate të shkëlqyera në Akademinë
Teologjike «Ngjallja e Krishtit» në Shqipëri
dhe në Fakultetin Teologjik të Universitetit të
Athinës. Mitropoliti i Gjirokastrës, Dhimitri, i
cili deri atëherë kishte qenë protosingjel, u
dorëzua më 16 nëntor në Kishën
Katedrale të Tiranës dhe u fronëzua në
Gjirokastër më 26 të të njëjtit muaj. Episkopi
i Apollonisë, Nikolla, u dorëzua më 19 nëntor
dhe episkopi i Krujës, Andoni, më 21 nëntor.
Të gjithë episkopët marrin pjesë, sipas
Statutit të Kishës (2006), në punimet e Sinodit
të Shenjtë me të drejtë vote.
Më 19.1.2012 u zgjodhën edhe dy episko-
pë titullarë: Nathanaili (Stergio) i Amantias,
nxënës i Shkollës «Athoniadha» të Malit të
Shenjtë dhe i diplomuar në Fakultetin Teologjik
të Universitetit të Selanikut, deri atëherë pre-
dikues dhe atë shpirtëror në Mitropolinë e
Gjirokastrës dhe Asti (Bakallbashi) i Bylisit, i
diplomuar në Akademinë Teologjike Ortho-
dhokse «Ngjallja e Krishtit» në Shqipëri dhe
në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Sela-
nikut. Të dy u dorëzuan në Kishën Katedrale
të Tiranës, i pari më 21 e i dyti më 22 janar 2012.
(Nga libri i Kryepiskopit Anastas
“RINGRITJA e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë (1991-2012)”