EmailFacebookKontakt

Komunitetet fetare – Apel për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Në një letër të përbashkët
drejtuar Kancelares gjermane
Angela Merkel dhe Presidentit
francez Emanuel Makron, krerët
e bashkësive fetare në Shqipëri,
Kryetari i Komunitetit Mysliman,
Hirësi Skënder Bruçaj; Krye-
piskopi i Tiranës, Durrësit dhe i
Gjithë Shqipërisë, Anastasi;
Sekretari i Përgjithshëm i Konfe-
rencës Ipeshkvnore Katolike dhe
Arqipeshkëv i Rrëshenit, Imzot
Gjergj Meta; Kryegjyshi Botëror
i Bektashinjve, Haxhi Dede Ed-
mond Brahimaj dhe Presidenti i
Vëllazërisë Ungjillore, Pastor Ylli
Doçi, bëjnë apel për një vendim
pozitiv për hapjen e negociatave
të anëtarësimit të Shqipërisë në
Bashkimin Evropian.
Letra iu dorëzua sot Ministrit
Ditmir Bushati nga drejtuesit e
këtyre komuniteteve, në një ta-
kim në Ministrinë për Evropën
dhe Punët e Jashtme. Dorëzimin,
si më i vjetri në detyrë dhe në mo-
shë, e bëri Kryepiskopi Anastas, i
cili shoqërohej edhe nga Episko-
pi i Bylisit, Asti.
“Ju keni dhënë shembullin më
kuptimplotë që ne jemi evropia-
në dhe tani është momenti i duhur
Komunitetet fetare – Apel për hapjen e negociatave me Shqipërinë
për secilin prej nesh të ndjekim
shembullin tuaj” – u shpreh Mi-
nistri Bushati.
Në deklaratë thuhet:
“Në këtë moment të një rë-
ndësie të madhe, dëshirojmë të
theksojmë edhe një herë atë që
kemi shprehur kohët e fundit në
deklaratën tonë të përbashkët të
datës 21 prill 2018: Ne shqiptarët
jemi pjesë e Evropës. Ne jemi
pjesë e një historie që shtrihet në
origjinën e Evropës. Është një hi-
stori që ka rrënjë mijëravjeçare.
Rrënjë të përbashkëta kulturore e
sociale na lidhin. Jemi të bindur
se rruga drejt Bashkimit Evropian
përfaqëson dëshirën e kahershme
të njerëzve tanë, si edhe vlerat e
një shoqërie të lirë, ku çdokush
mund të ushtrojë të drejtat e tij e
ndër to, e drejta e lirisë dhe besimit
fetar është thelbësore. Ne i jemi
mirënjohës Zotit për faktin se hi-
storia e popullit shqiptar ka tre-
guar një jetëgjatësi të qëndrue-
shme të vlerës së respektit për da-
llimin fetar, duke jetuar së bashku
në harmoni si një familje.
Rruga drejt Bashkimit Evro-
pian është veçanërisht kritike për
rininë tonë. Të rinjtë shqiptarë re-
nditen mes euro-entuziastëve më
të fuqishëm e, megjithatë, ata ndi-
hen më të frustruar, sepse edhe pse
jetojnë pranë shokëve të tyre
evropianë, janë të përjashtuar
nga të njëjtat mundësi. Mbështe-
tja juaj për Shqipërinë në proce-
sin e pranimit, është veçanërisht
e rëndësishme në këtë moment
kritik, kur vlerat e tolerancës, soli-
daritetit dhe të drejtave të njeriut
kërcënohen nga radikalizmi, fa-
natizmi dhe ideologji të tjera si
këto. Ju bëjmë thirrje të pranoni
dëshirën e sinqertë të të gjithë
shqiptarëve dhe të na mbështesni
në angazhimin tonë të pakthye-
shëm për një Shqipëri si pjesë e
Evropës.
Me lutje të zjarrtë, ne riafir-
mojmë angazhimin tonë për të
mbetur mbështetës të palëku-
ndur të vlerave evropiane të një
shoqërie me liri, drejtësi dhe
prosperitet për të gjithë”.

2