EmailFacebookKontakt

Konferencë me të rinjtë që angazhohen me Edukimin e Krishterë

Më 7 maj 2018, në mjediset e
Akademisë Teologjike “Ngjallja e
Krishtit”, në Manastirin e Ri të
Shën Vlashit, u zhvillua një konfe-
rencë për Edukimin e Krishterë, e
cila kishte si temë: “Fuqia e një
vizioni, një misioni dhe një qëllimi”.
60 katekistë udhëtuan nga Mitro-
polia e Beratit, Korçës, Fierit, Elba-
sanit dhe nga Kryepiskopata, për
Konferencë me të rinjtë
që angazhohen me Edukimin e Krishterë
të marrë pjesë në Konferencën e
Parë Kombëtare të Edukimit të
Krishterë për Kishën tonë, së ba-
shku me 35 studentët e Akademi-
së. Konferenca u organizua nga
znj. Anastasia Pamela Barksdale,
nga SHBA, në bashkëpunim me
Departamentin e Edukimit të Kri-
shterë të Akademisë Teologjike.
Fjala hyrëse, e znj. Anastasia, u
përqendrua në vizionin, misionin
dhe qëllimin e përbashkët të më-
suesve të Edukimit të Krishterë,
për të ndarë Lajmin e Mirë të
dashurisë së Perëndisë, me synim
për t’u mësuar të gjithë njerëzve,
të çdo moshe, urdhërimet e Pe-
rëndisë dhe për t’i përgatitur për
Pagëzimin e shenjtë.
Gjatë referimeve në konfe-
rencë, mësuesit e Edukimit të Kri-
shterë u nxitën ta shihnin veten jo
si pjesë e një dioqeze të vetme, por
si Kisha e Shqipërisë; vëllezër e
motra në Krishtin, që kanë një
vizion, një mision dhe një qëllim të
përbashkët.
Çdo dioqezë ka sfidat e veta
unike. Vetëm Kryepiskopata ka
më shumë se 41 shërbime dhe pro-
grame katekizmi, si grupet e fë-
mijëve dhe programet e katekizmit
të së dielës, programet e katekizmit
“Udhëtimi shpirtëror” për nxënë-
sit e shkollave, katekizmi me gru-
pet e adoleshentëve, grupet e të
rinjve, grupet e grave, grupi i pri-
ndërve, shërbimi në burgje, mensa
e dashurisë dhe shumë të tjera.
Puna e ungjillëzimit dhe e për-
gatitjes së fëmijëve, të rinjve dhe
të rriturve për t’u pagëzuar dhe për
t’i ndihmuar ata për të hyrë në jetën
e Kishës është thirrje hyjnore dhe
shumë e shenjtë, dhe shpesh ha-
rrojmë të falënderojmë personat që
ofrojnë veten e tyre për ta bërë
këtë punë të shenjtë. Shumë prej
tyre bëjnë rrugë të gjatë për të
shkuar në zona të largëta, kanë
vetëm pak materiale ndihmëse për
mësim, megjithatë, pavarësisht
nga vështirësitë, ata ofrojnë veten
me gëzim dhe dashuri të madhe
për Krishtin dhe Kishën e Tij.
Kjo konferencë vlerësoi dhe
falënderoi mësuesit e Edukimit të
Krishterë për gjithçka që ata bëjnë
për ndërtimin e trupit të Krishtit në
Shqipëri, duke sjellë brenda Tij një
fëmijë, një adoleshent, një student,
një familjar.

6