EmailFacebookKontakt

U dorëzuan diplomat për 11 studentë që mbaruan Akademinë Teologjike

Diplomimi në fund të studi-
meve është gjithmonë një mo-
ment kyç në jetën e çdo të riu, por
ai merr një kuptim më të thellë kur
puna dhe vepra e tij do t’i kushto-
hen Perëndisë. Ndaj, më 12 qer-
shor 2018, në Akademinë Teo-
logjike “Ngjallja e Krishtit”, në
Manastirin e Shën Vlashit, Durrës,
dita e diplomimit kishte sa dimen-
sionin e gëzimit për arritjen e një
objektivi kaq të rëndësishëm në
jetë, po aq edhe atë shpirtëror, të
lidhur me kontributin në të gjitha
fushat ku ka nevojë Kisha Ortho-
dhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Këtë vit u diplomuan 11 studentë
(6 djem dhe 5 vajza), që përfu-
nduan ciklin e plotë katërvjeçar të
studimeve.
Aktivitetet, me këtë rast, filluan
si gjithnjë me Liturgjinë Hyjnore,
të kryesuar nga Mitropoliti i Apo-
llonisë dhe Fierit, Nikolla, ku
bashkëmeshuan priftërinjtë dhe
dhjakonët që shërbejnë në Aka-
demi, të cilët janë pjesë e trupës
pedagogjike dhe psali kori i stu-
dentëve të Akademisë. Të prani-
shëm ishin mjaft prindër, miq dhe
të ftuar, që kishin ardhur nga larg
për të marrë pjesë të gjithë së ba-
shku në këtë gëzim. Më pas, të
gjithë pjesëmarrësit u drejtuan
drejt sallës së konferencave në
Manastir. Gëzimi kulmoi me
ardhjen e Kryepiskopit të Tiranës,
Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë,
Anastasit, si dhe të Mitropolitit të
Elbasanit, Andonit, Mitropolitit të
Amantias, Nathanailit, dhe Epi-
skopit të Bylisit, Astit.
Ceremonia u hap me himne
kishtare të psalura nga kori i stu-
dentëve. Më pas vijoi fjala përshë-
ndetëse e Mitropolitit Nikolla, i
cili, ndër të tjera, theksoi rëndësinë
e këtyre studimeve në këtë Aka-
demi, për katër vitet e kaluara së
bashku, si dhe për besimin që
Kisha dhe Kryebariu kanë tashmë
te këta njëmbëdhjetë të sapo-
diplomuar, duke i konsideruar si
bashkëpunëtorët më të rinj. Ai
uroi të gjithë prindërit dhe pjesë-
marrësit e pranishëm; falënderoi
veçanërisht Kryepiskopin Ana-
stas, që ka bërë të mundur këto
U dorëzuan diplomat për 11 studentë
që mbaruan Akademinë Teologjike
Tri degët e reja të hapura në Kolegjin Universitar “Logos”, do të jenë shumë të rëndësishme
për jetën akademike të Kishës, por edhe për studentët e diplomuar.
Manastiri i Ri i Shën Vlashit, Durrës
studime dhe mjediset moderne që
u shërbejnë, si dhe të gjithë tru-
pën pedagogjike.
Vijoi fjala e studentit të dytë më
të mirë, Apostol Kapurani, i cili
referoi disa pasazhe nga libri
“Shkalla” i shën Joan Sinaitit, rreth
“Dashurisë, shpresës dhe besimit”.
Më pas vijoi referati i studentit me
rezultate më të mira, Mateo Tauzi,
i cili falënderoi në fjalën e tij
Fortlumturinë e Tij, Anastasin, për
mundësinë e studimit, prindërit e
studentëve për mbështetjen e tyre
dhe stafin akademik për bashkë-
punimin.
Aktiviteti u mbyll me fjalët dhe
bekimet atërore të Kryepiskopit
Anastas, i cili theksoi se ndjenjat
e mirënjohjes dhe përgjegjësisë,
për Kishën, vendin, familjen,
shoqërinë dhe vetveten duhet të
mbizotërojnë sot brenda secilit
prej nesh, sidomos brenda të
sapodiplomuarve. Ai u uroi
suksese të mëtejshme në jetë dhe
në studime njëmbëdhjetë të
diplomuarve, si dhe solli edhe
njëherë në vëmendjen e tyre, rë-
ndësinë që kanë tri degët e reja të
hapura në Kolegjin Universitar
“Logos”, për jetën akademike të
Kishës, por edhe për studentët e
diplomuar.
Më pas, në një takim të ve-
çantë me studentët, u diskutua për
mundësitë e shumta që kanë për
të vazhduar studimet, si dhe për
të gjithë mbështetjen atërore që
do të ofrojë Fortlumturia e Tij në
këtë drejtim.

14