EmailFacebookKontakt

Parathënia e librit, nga Kryepiskopi Anastas

Jeta adhuruese e Orthodhoksëve kulmon në
të kremten e tërëndritshme të Ngjalljes së Kri-
shtit, me të cilën përmbushet vepra shpëtimta-
re e Zotit tonë Jisu Krisht në botë. Pa Ngjalljen,
predikimi i Ungjillit përfundon në një kod të do-
bët rregullash morale. Apostull Pavli e thekson
këtë të vërtetë në mënyrë të guximshme: “Edhe
nëse nuk u ngjall Krishti, pa fjalë, predikimi ynë
është i kotë, edhe besimi juaj i kotë” (1 Kor.
15:14). Dinamika e mesazhit të krishterë për-
qendrohet në “Krishti u Ngjall!”. Ngjallja e
Krishtit shpall fuqishëm tejkalimin e vdekjes.
Sa pagëzohen me besim në vdekjen dhe në
Ngjalljen e Krishtit, ecin bashkë me Të në për-
jetësi.
Kryqi dhe Ngjallja përbëjnë dy boshtet e ciklit
himnologjik kishtar. Kisha Orthodhokse nuk
synon ta imponojë këtë të vërtetë me argu-
mentime shterpë, por e bën të kremte, e gëzon,
e jeton. Ajo i fton shpirtrat e besimtarëve, bre-
nda valëve të lavdërimit, që të ripërtërihen, të
lulëzojnë, të rrisin fuqitë e tyre të brendshme,
të intensifikojnë më tej përpjekjen shpirtërore.
Kisha Orthodhokse nuk e himnizon Ngja-
lljen e Krishtit vetëm gjatë periudhës së Pa-
shkës, por çdo të Diel e risjell me ngazëllim në
mendjen dhe në ndërgjegjen e besimtarëve.
Rrezatimi i saj përshkon tërë ethosin ortho-
dhoks. Për këtë qëllim përdoren “tetë tingujt”
e njohur në traditën e Kishës. Kori i psaltëve,
herë në mënyrë pendim-dërrmuese (kata-
Parathënia e librit, nga Kryepiskopi Anastas
niktike) dhe herë triumfalisht, i lartëson kra-
hët e shpirtit tonë për t’iu afruar paksa madhë-
shtisë së dashurisë hyjnore, që kulmoi me
Ngjalljen e Krishtit.
* * *
Në këtë botim përfshihen Shërbesat që
psalen në Mbrëmësoren e së Shtunës dhe në
Mëngjesoren e së Dielës. Këto himne të mre-
kullueshme janë sinopse të mahnitshme të
doktrinës dogmatike të Kishës. Janë shtresa
xeherori shumë të vyera, të cilat e pasurojnë
mendjen dhe zemrën tonë dhe na ndihmojnë t’i
afrohemi misterit të besimit të krishterë në
përmasat e tij mbarëbotërore.
Më të vjetrit e këtyre himneve, vepra të
teologut të madh Joan Damaskini (shek. VIII),
shquhen për thellësinë teologjike. Siç përme-
ndet edhe në shënimin hyrës të këtij botimi,
këtu përfshihen edhe poema të himnografëve
të tjerë të shquar.
Falënderime të veçanta meritojnë të gjithë
ata që kanë kontribuuar në formatimin e këtij
përkthimi në gjuhën shqipe, nga punëtori i tij i
parë, episkopi Theofan Noli, deri tek ata që e
përmirësuan në vazhdim. Sigurisht, nuk duhet
të harrohet fakti se krijimi poetik në origjinal i
ka rezistuar kohës dhe ruan ende një bukuri
brilante.
* * *
Dy tropare mjaft domethënëse nxjerrin në
pah fuqinë shprehëse, plotësinë dogmatike,
horizontin e tyre ekumenik:
“Si do t’ia shpaguajmë Zotit për gjithë
ato që na dhuroi? Për ne erdhi Perëndia
midis njerëzve. Për natyrën tonë të shthurur
Fjala mori trup dhe banoi ndër ne; për mos-
mirënjohësit, Mirëbërësi; për robërit, Çli-
rimtari; për ata që rrinin në errësirë, Dielli i
drejtësisë; mbi Kryq, i papësuari; në Hadh,
Drita; në vdekje, jeta, Ngjallja për të rënët.
Atij le t’i thërresim: O Perëndia ynë, lavdi
më Ty.”
(Tingulli i Rëndë, Vargëzimet e Lavdërimeve
të Mëngjesores të së Dielës)
“Ejani, gjithë kombet, njihni fuqinë e
misterit të frikshëm, se Krishti, Shpëtimtari
ynë, Fjala e kryes, u kryqëzua për ne dhe,
duke dashur, u varros, dhe u ngjall së
vdekurish, që t’i shpëtojë të gjitha; atij le t’i
falemi.”
(Tingulli i Tretë, Vargëzimet e Lavdërimeve
të Mëngjesores të së Dielës)
Tetëtingullshi Ngjallësor (Oktoihos) është
gjithashtu një libër shumë i vyer lutjesh per-
sonale. Ofron material të paçmueshëm të vërte-
tash dogmatike me një cilësi të rrallë estetike.
E meriton të bëhet shok i pandarë i besimtarëve
orthodhoksë në jetën e tyre adhuruese dhe
shpirtërore.
Tiranë, mars 2018

10