Tetëtingullshi (Oktoihos) është libri liturgjik
që përmban himnet apo troparet ngjallësore të
kompozuara në të tetë tingujt e muzikës bizantine,
domethënë vargëzimet e Mbrëmësores dhe
Mëngjesores, lavditë dhe hyjlindësoret, për-
lëshoret, ndenjësoret, dëgjimet, antifonet e shka-
llesave, paravargjet e Ungjijve mëngjesorë, shkur-
toret, shtëpitë, njëmbëdhjetë dërgimësoret si
edhe njëmbëdhjetë lavditë mëngjesore etj., të ci-
lat psalen të shtunën në mbrëmje, në Mbrëmëso-
ren e Madhe dhe të dielën në mëngjes, në Mëngje-
soren e së dielës. Ky korpus prej tetë shërbesash,
i shkëputur nga libri Lutësorja (Paraklitiki) ,
përsëritet vazhdimisht gjatë gjithë vitit liturgjik,
brenda një cikli prej tetë javësh, duke nisur nga e
diela e parë pas Pashkës…
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas, ky tekst
është fryt i një pune disavjeçare në grup, i për-
Doli në qarkullim libri Tetëtingullshi Ngjallësor
Ditët e fundit ka dalë në qarkullim në pikat e shitjes së Kishës sonë libri Tetëtingullshi Ngjallësor.
Ai është botuar me bekimin e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit.
gatitur dhe i sprovuar edhe në praktikë për disa
vite me radhë. Ky tekst mbështetet kryesisht në
dy përkthimet ekzistuese në shqip, të hirësisë së
tij Theofan Nolit: Lutjesorja e kthyer nga
gërqishtja, e vitit 1914, dhe Kremtore e Kishës
Orthodokse, e vitit 1947; të dy të botuar në Bos-
ton. Teksti, në tërësinë e tij, është riparë dhe
përmirësuar nga aspekti teologjik, gjuhësor dhe
muzikor për të dhënë kuptimet e duhura, të sakta
dhe të përshtatshme me meloditë bizantine. Por,
për arsye muzikore, te himnet e përshembullta
janë ruajtur disa fjalë në formën e tyre arkaike
dhe janë vendosur yje për të lehtësuar psaljen.
Ndërsa, për arsye praktike, në fund të librit
është vendosur e plotë edhe Shërbesa e Mbrë-
mësores të së Shtunës si dhe e Mëngjesores të së
Dielës me të gjitha pjesët e saj statike….
(Nga Hyrja e librit)