EmailFacebookKontakt

“Logos” do të nisë me tri degë të reja studimesh

Kolegji Universitar “Logos” ka një Fakultet të ri të Shkencave Shoqërore, me tri degë të reja studimi të ciklit të parë “Bachelor”
për vitin akademik 2018-2019
“Logos” do të nisë me tri degë
të reja studimesh
1. Programi i studimit të ciklit të parë
“Bachelor” në “Studime në Theologjinë
Sociale & Shkencat Religjioze” synon
përgatitjen e kuadrove të specializuar për
studimin, menaxhimin dhe promovimin e
trashëgimisë së krishterë kulturore në
Shqipëri dhe në Europë. Aftësimin teorik
dhe praktik për mbrojtjen dhe ruajtjen e
objekteve të trashëgimisë kulturore reli-
gjioze të Shqipërisë (restaurime, studime
promovuese, muze, galeri, veprimtari arti-
stike etj.), duke përfshirë studime të proble-
meve sociale dhe kontributin e komuni-
teteve religjioze në nevojat e zhvillimit të
Shqipërisë moderne.
2. Programi i studimit të ciklit të parë
“Bachelor” në “Mësuesi për Arsimin
Parashkollor” synon të formojë profe-
sionistë, me aftësi praktike dhe shprehi
teoriko-shkencore, psiko-pedagogjike
dhe gjuhësore, të cilat sigurojnë rritjen e
standardeve cilësore në procesin e mësim-
dhënies dhe në përvetësimin aktiv të di-
jeve, duke përmbushur objektivat bazë në
konsolidimin e arsimit parashkollor.
3. Programi i studimit të ciklit të parë
“Bachelor” në “ Gjuhë dhe Civilizim
Grek” synon të formojë specialistë në
fushën e gjuhës dhe të civilizimit grek, duke
përgatitur studentin me aftësi humane,
edukuese, duke zhvilluar aftësitë praktike,
shprehitë teoriko-shkencore, pedagogjike
dhe gjuhësore, për arritjen e standardeve
të larta në mësimdhënie, të cilat sigurojnë
një përvetësim aktiv të dijeve dhe përmbu-
shin objektivat në fushën e gjuhës dhe
civilizimit grek.
Historia e këtij institucioni të arsimit të lartë
të Kishës sonë nisi 18 vjet më parë. Në një mo-
ment të rëndësishëm, kur shoqëria shqiptare, për
të plotësuar kërkesat e tregut të punës, kërkonte
specialistë të profesioneve të ndryshme, pikë-
risht në vitin 2000 u krijua Instituti i Formimit
Profesional “Frymë Dashurie” si një shkollë jo-
publike dyvjeçare me kohë të plotë, i ideuar, i
mbështetur financiarisht dhe nën kujdesin e
vazhdueshëm të Fortlumturisë së Tij, Prof. Dr.
Anastas Janullatos.
E veçanta e këtij institucioni qëndron në
faktin se është ndër të parat shkolla jopublike
profesionale të profilizuara në degët: Specia-
list për Llogari të Kompjuterizuara (Financë-
Kontabilitet), Kuadër Menaxher (Menaxhim
Biznesi), Informatikë (Informatikë e Zbatuar)
dhe Laborant Mjekësor (Teknikë e Lartë në
Laboratorë Mjekësorë), që bëri të mundur për-
gatitjen dhe afirmimin e më shumë se 1000 pro-
fesionistëve të rinj me njohuri bashkëkohore
duke iu përgjigjur në këtë mënyrë kërkesave të
tregut dhe duke i sjellë një dobi shoqërisë
shqiptare në drejtim të kualifikimit dhe civilizi-
mit të saj.
Praktika 10-vjeçare e funksionimit të këtij
Instituti, si një vatër e përgatitjes së të rinjve me
dije, kulturë dhe aftësi profesionale, ka vërte-
tuar një ecuri normale të Institutit, si shkollë e
licensuar nga Ministria e Arsimit në përputhje
me udhëzimet e Komunitetit Evropian, me plane
dhe programe mësimore të shkollave simotra
në Evropë, me staf të konceptuar sipas kërke-
save të kohës, të kualifikuar, të vlerësuar dhe
me disiplinë korrekte. Programi mësimor u ka
ofruar studentëve në të gjitha degët edhe më-
simin e detyrueshëm të dy gjuhëve të huaja, si
dhe njohuri të thella të programeve kompjute-
rike, të konsideruara si kërkesa të kohës. Një
peshë të rëndësishme të programit mësimor ka
zënë edhe puna praktike, e cila kryhej në la-
boratorë të mirëpajisur që funksiononin në këtë
Institut.
Tashmë Kolegji Universitar “LOGOS” që
prej vitit 2010, ofron një model edukimi dhe
specializimi bashkëkohor, në përgjigje të
kërkesave të kohës për arsimin e lartë që
garanton një formim bashkëkohor teoriko-
praktik të studentëve në programet e studimit
të ciklit të parë “Bachelor” dhe ciklit të dytë
“Master Profesional” në fushën e ekonomisë,
teknikës laboratorike mjekësore dhe infor-
matikës, ka edhe këto tri degë të reja.

10