EmailFacebookKontakt

24 Qershor 1992 – përvjetor themelor për Kishën tonë

24 Qershor 1992 –
përvjetor themelor për Kishën tonë
(vijon në faqen 2)
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në
Tiranë, u krye Liturgjia Hyjnore pane-
gjerike nga Kryepiskopi Anastas së bash-
ku me Mitropolitin e Korçës, Joanin; Mitro-
politin e Gjirokastrës, Dhimitrin; Mitropo-
litin e Elbasanit, Andonin; Mitropolitin e
Amantias, Nathanailin; Episkopin e Bylisit,
Astin, dhe klerikë nga Kryepiskopata e
Mitropolitë.
Në fund, në emër të besimtarëve ortho-
dhoksë, Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani,
uroi Kryepiskopin me rastin e kësaj dite të
shënuar. Kryepiskopi Anastas, në fjalën e
tij, kujtoi për më të rinjtë rrjedhën e atyre
ditëve historike, deri në pranimin e detyrës
dhe falënderoi ngrohtësisht për urimet dhe
mbështetjen e treguar.
Më 24 qershor 1992, Patriarkana Ekumenike
zgjodhi Mitropolitin Anastas si Kryepiskopin e
parë pas ardhjes së demokracisë. Kjo zgjedhje
mund të quhet edhe rinjohje e ripërtëritje e Auto-
qefalisë së Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, të vënë në diskutim nga shkatërri-
mi total që i bëri Kishës sonë regjimi komunist.
Kjo ngjarje ishte shpallje e lajmit të mirë se Ki-
sha e Shqipërisë ishte e gjallë dhe plot jetë dhe
do të mundte ta vazhdonte veprën shpirtërore
të ndriçuar nga Perëndia për dobinë e të gjithë
shoqërisë shqiptare.
Kryepiskopi Anastas shkeli për herë të parë
tokën e Shqipërisë në korrik të vitit 1991, kur
erdhi si Ekzark Patriarkal. Fortlumturia e Tij u
bë një emër i dashur dhe i respektuar në Ki-
shën tonë, por ai gëzonte prej kohësh nderim të
veçantë në të gjitha Kishat e tjera Orthodhokse
kudo në botë dhe më gjerë. Emri i tij jo vetëm
u bë sinonim i ringjalljes së Kishës në Shqi-
përi, por edhe i një hierapostulli të ditëve të
sotme, i promotorit të dialogut ndërmjet besi-
meve dhe kulturave të ndryshme, i paqes dhe
dashurisë për të gjithë, i përkujdesit për të
varfrit dhe nevojtarët dhe i respektit, lirisë dhe
dinjitetit të çdo personi, kushdo qoftë ai.
Kishën tonë e kishte dobësuar shumë
periudha e gjatë e pushtimit osman. Vetëm dy

vjet kishte qenë e lirë të zhvillohej kanonikisht
që nga shpallja e autoqefalisë, se pasoi pu-
shtimi fashist dhe persekutimi ateist komunist.
Fillimi i demokracisë e gjeti krejtësisht të
shkatërruar, pa asnjë episkop dhe vetëm me
15 klerikë në moshë të thyer. Ishte e vështirë
të ishe optimist për të ardhmen e saj. Por ajo
që nuk është e mundur për njerëzit, është e
mundur për Perëndinë, i Cili dërgoi një njeri,
që bëri të mundur atë që më vonë nga shumë
njerëz u quajt mrekullia e Kishës Orthodhokse
në Shqipëri.
Rasti i Shqipërisë është unik në historinë
botërore. Ishte hera e parë që një Kishë gje-
ndej pa hierarkinë e saj. Prandaj, për të zgjidhur
këtë çështje jetësore dhe kaq delikate e të
rëndësishme për Kishën tonë, duhej patjetër
një nismë ndërkombëtare. Duhej që ai që do
të udhëhiqte Kishën tonë në ringritjen nga
gërmadhat, të ishte i pranuar nga Komuniteti
Orthodhoks, nga autoritetet shtetërore dhe të
ruhej Autoqefalia. Dhe Kryepiskopi Anastas
i bëri këto të gjitha të mundura dhe madje
shumë më tepër. Përpjekjet e tij të jashtë-
zakonshme, që në çastet e para, për të arsi-
muar klerin orthodhoks në vend, në fillim në
një ambient të marrë me qira në plazhin e
Durrësit dhe pa staj ndërtimi i Akademisë
Teologjike në Shën Vlash, e cila u ngrit me
fondet e mbledhura po prej tij, janë përpjekje
vendimtare për konsolidimin e pavarësisë së
Kishës sonë. Kisha nuk ringrihet vetëm me
një emërim, por me ngritjen e një hierarkie
kishtare, me përgatitjen e kuadrove të duhur
për ta drejtuar, me pajisjen e saj me klerikë
dhe teologë dhe, mbi të gjitha, me autoqefa-
linë financiare. Mbi 150 priftërinj vendas,
qindra objekte administrative, të reja apo të
ringritura, dhjetëra kisha monumentale të
restauruara, një sistem ndihme sociale dhe
arsimore që nuk ka ekzistuar kurrë më parë,
ringritja nga hiçi e ekonomisë kishtare, janë
vetëm disa nga këto “mrekulli”.
Kjo ka marrë edhe njohjen dhe mirënjohjen
jo vetëm të besimtarëve orthodhoksë, por të
gjithë shoqërisë shqiptare. Presidenti Ilir Meta,
në letrën që i drejtonte Kryepiskopit Anastas
me rastin e marrjes së nënshtetësisë shqipta-
re, shkruante ndër të tjera: “Gjatë 25 viteve si
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë, duke kontribuuar me përkushtim
në ringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të

Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në
rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besi-
mit ortodoks, në ringjalljen, kultivimin dhe ruaj-
tjen e traditës shumëshekullore të besimit orto-
doks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në
fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies
sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në
Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga be-
simi, dashuria, paqja, shpresa dhe mësimet e
veprat e shenjta të Zotit…”
(vijon nga faqja 1)

8