Falënderimi i Patriarkut Kirill
për mikpritjen
Fortlumturia Juaj,
I dashur vëlla dhe bashkëmeshtar
më Zotin,
Krishti u Ngjall!
Ju falënderoj përzemërsisht për mik-
pritjen bujare që më ofruat mua dhe
shoqëruesve të mi gjatë vizitës sime
zyrtare në Kishën Orthodhokse të Shqi-
përisë, në datat 28-30 prill 2018.
Zemra ime është e mbushur me gëzim
për kohën e kaluar me Fortlumturinë Tuaj
dhe kryepriftërinjtë e shtrenjtë dhe kam
kujtime shumë të bukura nga njohja me
jetën e Kishës Orthodhokse të Shqipë-
risë, që është ringjallur pas shumë de-
kadash të persekutimit më të ashpër. Jam
thellësisht i prekur nga bisedat e ngrohta
dhe të përzemërta me Fortlumturinë Tuaj,
që na krijuan mundësinë të diskutojmë
rreth problemeve më të rëndësishme të
bashkëpunimit ndërorthodhoks, nga
takimet me anëtarët e Sinodit të Shenjtë
të Kishës suaj, nga bashkëmeshimi në
Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit
dhe nga vizita ime në Manastirin e Shën
Vlashit dhe në Akademinë Teologjike.
Vepra Juaj e painteres hierapostolike
dhe edukuese, përkujdesja Juaj për fë-
mijët dhe të rinjtë, shkalla e lartë e veprës
ndërtuese që është realizuar nën udhë-
heqjen Tuaj – të gjitha këto ngjallin një
admirim të sinqertë.
Besoj se takimet me Presidentin dhe
Kryeministrin e Shqipërisë dhe me për-
faqësues të feve të ndryshme ishin mjaft
të dobishme. Ishte diçka shumë e rëndë-
sishme për mua të shikoja respektin dhe
dashurinë që Ju, Fortlumturi, e keni fituar
gjatë viteve të jetës Suaj në tokën shqip-
tare.
Uroj që Krishti i Ngjallur të shumojë
energjinë Tuaj shpirtërore, t’Ju falë fuqi
të fortë fizike dhe shpirtërore dhe t’Ju
dërgojë ndihmën e Tij hyjnore në shër-
besën Tuaj si Primat.
Me dashuri vëllazërore në Krishtin,
† Kirilli
Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusisë