EmailFacebookKontakt

4. Koncert festiv

4. Koncert festiv
Ditën e diel pasdite, më 29 prill
2018, në amfiteatrin e Qendrës
Kulturore të Katedrales “Ngjallja
e Krishtit”, në Tiranë, duke nde-
ruar Fortlumturinë dhe Shenjtë-
rinë e Tij, Patriarkun e Moskës
dhe të Gjithë Rusive, Kirillin, dhe
Delegacionin që e shoqëronte,
me pjesëmarrjen e Kryepiskopit
Anastas dhe anëtarëve të Sinodit
të Shenjtë, u organizua një veprim-
tari festive dhe artistike.
Epiqendra e veprimtarisë ishte
promovimi i përkthimit në gjuhën
ruse i librit studimor të Kryepisko-

pit Anastas mbi hierapostolinë
orthodhokse “Deri në skajet e
dheut”. Shumë kapituj të këtij libri
i dedikohen si hierapostullimit të
popujve sllavë nga shën Kirilli dhe
Metodi, ashtu edhe veprës së hier-
apostujve rusë në vendet e Lindjes
së Largët.
Në fjalët e tyre, dy Primatët
patën rastin të përsëritnin edhe
një herë idenë se Orthodhoksia,
besnike ndaj porosisë së Zotit,
traditës dhe historisë së saj, është
e mangët nëse nuk do ta zhvillojë
hierapostullimin edhe në ditët e
sotme në të gjithë popujt dhe ko-
mbet.
Patriarku Kirill përgëzoi
Kryepiskopin si një hierapostull
jo i fjalimeve, por i ushtrimit të tij
në kushtet e kontinentit afrikan
dhe në Shqipëri, ku fryt i përpje-
kjeve të pareshtura që bëri është
ringritja e Kishës nga gërmadhat
e persekutimit dhe zhvillimi i saj i
vazhdueshëm.
Programi festiv vazhdoi me
pjesë të muzikës kishtare të in-
terpretuara nga Kori i Muzikës
Bizantine “Shën Joan Kukuzeli”
i Kishës sonë dhe Kori Sinodal i
Patriarkanës së Moskës.
Grupe të rinisë orthodhokse
dhe të institucioneve arsimore të
Kishës sonë interpretuan këngë e
valle me temë fetare dhe të tradi-
tës popullore.
Në këtë veprimtari u transme-
tua edhe një dokumentar i shkur-
tër i cili pasqyronte rrugëtimin e
jashtëzakonshëm 27-vjeçar të
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, nën drejtimin e
Kryepiskopit Anastas.

9