Fjala e Kryepiskopit Anastas në Liturgjinë Hyjnore
Krishti u Ngjall! Hristos Anesti! Hristos
Voskrese!
“Beko Zotin, o shpirti im,
dhe gjithçka brenda meje, emrin e tij
të shenjtë”
(Ps. 102:1)
Ngazëllimi paskal dhe falënderimi kanë
mbushur zemrat e ne të gjithëve, gjatë vizitës
Suaj të parë zyrtare në Shqipëri, Fortlumturi,
Vëlla i Shenjtë në Krishtin, Patriark i Moskës
dhe i Gjithë Rusive, z. Kirill. Ky gëzim i sinqer-
të kulmoi me bashkëmeshimin e sotëm, që
shpreh mbi të gjitha unitetin e Orthodhoksisë.
Mirënjohja jonë buron e tërëshpirtshme për
Perëndinë Triadik për dhuratën paskale të
pranisë Suaj këtu.
Dje, gjatë Dhoksologjisë, përmenda
bashkëpunimin tonë të parë, në fillim të vite-
ve ‘70, në Organizmin Botëror të Rinisë Or-
thodhokse “Syndesmos”, ku shërbyem si
Zëvendëspresidentë. Ju, si përfaqësues i bre-
zit të ri dinamik të Bashkimit Sovjetik të asaj
kohe, dhe folësi, si veteran i “Syndesmos”,
përgjegjës për sektorin e Hierapostullimit
të Jashtëm të Qendrës Ndërorthodhokse
“Porefthendes”. Në atë kohë, Kisha e Rusisë
vuante ende trysninë antifetare, ndërsa Kisha
e Shqipërisë kishte mbërritur në fund të
greminës së persekutimit komunist dhe ishte
shkatërruar krejtësisht.
Shpesh sjell në mendje periudhën e pjesë-
marrjes sonë aktive në veprimtaritë e Rinisë
Mbarorthodhokse, sepse, siç e dini, në mënyrë
diakronike, këtë sektor e konsideroj të vyer
dhe shumë të domosdoshëm në jetën e Or-
thodhoksisë. Bindja ime e palëkundur është
se të rinjtë që kërkojnë liri, drejtësi, dashuri,
kanë për ta gjetur pasurinë e jetës që dëshiroj-
në në Kishën e Atij, i Cili është e vërteta dhe
jeta. Për Kishën e Shqipërisë, gjithnjë e
theksojmë se të rinjtë nuk përbëjnë thjesht “të
ardhmen” e saj, por edhe të tashmen dinamike.
Në periudhën e pasluftës, kur filloi Lëvizja
Ekumenike, të rinjtë orthodhoksë, teologë la-
ikë dhe klerikë e intensifikuan zërin e tyre
për më shumë unitet, kryesisht brenda Ortho-
dhoksisë. Një frazë-çelës jona në vitet ‘60,
që nuk reshti së përsërituri që nga ajo kohë,
ishte: “Kisha Orthodhokse nuk është Konfe-
deratë Kishash lokale, por është Një Kishë, e
Shenjtë, Katholike dhe Apostolike”.
Paralelisht me dëshirën tonë të madhe për
unitetin panorthodhoks në fillim, u zhvillua më
tej edhe ndjesia e fortë e detyrimit për të dë-
shmuar Orthodhoksinë në kufij të rinj, veça-
nërisht në kontinentin afrikan, si edhe për
riungjillëzimin e vendeve që kishin pësuar per-
sekutimin e rëndë antifetar.
E di mirë, Vëlla shumë i Dashur dhe i Shenj-
të, se, gjatë gjithë këtyre kërkimeve dhe për-
pjekjeve, keni qenë në vijën e parë, me të
njëjtin zell dhe fjalë të fuqishme. Nuk e harroj
praninë Tuaj dinamike – si President i De-
partamentit të Çështjeve të Jashtme të Kishës
së Rusisë – në Asambletë, Komisionet, por
edhe në organet e tjera të Këshillit Botëror të
Kishave, të Këshillit të Kishave Evropiane, të
Komisionit Evropian të Udhëheqësve Fetarë.
Në dy dhjetëvjeçarët e fundit, në Mbledhjet
e Primatëve të Kishave Orthodhokse Auto-
qefale, gjithmonë jam gëzuar
në mënyrë të veçantë për ba-
shkëpunimin tonë vëllazëror
dhe të frytshëm.
Gjatë shekullit të 21-të,
për Kishën tonë vazhdojnë të
mbeten jetike këto çështje:
a) Thellimi i unitetit të Kisha-
ve Orthodhokse në vende të
ndryshme, duke theksuar gjith-
monë karakterin e tij misterial
dhe sotiriologjik, kultivimin
thelbësor shpirtëror të anë-
tarëve të saj, duke iu referuar
Shkrimit të Shenjtë dhe tradi-
tës së Etërve të Kishës, duke
fuqizuar vetëndërgjegjësimin
se Kisha është “Trupi i Kri-
shtit”, “plotësia e atij që i plo-
tëson të gjitha në të gjithë”
(Efes. 1:22-23). b) Dëshmia
dinamike Orthodhokse në
botën e sotme. Me sigurinë se
Kisha që është Një, e Shenjtë,
Katholike dhe Apostolike,
së cilës i takojmë, nuk jeton
vetëm për veten e saj, por çdo
gjë që është dhe që ka, është e destinuar për
mbarë njerëzimin. c) Kontributi për bashkë-
jetesën paqësore dhe bashkëpunimin harmo-
nik të komuniteteve fetare në vende të ndry-
shme, duke u përpjekur që të ndërtohen ura
mbi kundërshtitë, midis komuniteteve të ndry-
shme të krishtera dhe duke pasur si qëllim
bashkëjetesën paqësore me njerëz të bindjeve
të tjera fetare.
Në një kohë kur dyshimet, polarizimet dhe
konfliktet luftarake trazojnë planetin, Kisha
duhet të jetë faktor paqeje dhe bashkëpunimi
harmonik. Para disa vjetësh, në një Simpo-
zium Ndërfetar (që u mbajt në Tiranë me temë:
“A është e mundur paqja botërore?”),
këmbëngula në tezën se: Në analizë të fundit,
e kundërta e paqes nuk është lufta, por ego-
centrizmi, individual, kolektiv, etnik, racor,
fetar. Ai mobilizon format e ndryshme të dhu-
nës, që vrasin paqen me mënyra të ndryshme.
Antidoti për egocentrizmin nuk janë su-
gjerimet përgjithësuese morale, as formuli-
met juridike dhe mekanizmat e shtypjes, por
nevojë urgjente është fuqizimi i një dashurie,
që shprehet në praktikë dhe që është shumë-
dimensionale, që nuk kufizohet nga kufij, para-
gjykime e dallime. Këtu qëndron mundësia
dhe përgjegjësia e jashtëzakonshme e ndër-
gjegjes së shëndetshme fetare. Edhe në ku-
shtet e konflikteve shumëvjeçare, kjo dhuron
mundësinë e faljes dhe të pajtimit. Fuqia dhe
pushteti i dashurisë duhet dhe mund ta mpo-
shtë dëshirën për të qenë i fuqishëm, e cila po
e shkatërron paqen. Kisha, si Trup Mistik i
Krishtit, i Kryetarit të paqes dhe të dashurisë,
funksionon gjithnjë si punishte dhe mbartëse
e kësaj fuqie të jashtëzakonshme.
Mënyra orthodhokse e realizimit të këtij
detyrimi u përcaktua nga Themeluesi dhe
Kryetari i Kishës, Jisu Krishti. Pas Ngjalljes
së Tij të triditshme, në takimin e parë me nxë-
nësit e Tij të shkurajuar dhe pas përshënde-
tjes “Paqe mbi ju”, Ai shtoi: “Siç më dërgoi
Ati, edhe unë ju dërgoj ju” (Jn. 20:21). Krishti
i Ngjallur nuk u kufizua vetëm duke u shpa-
llur fitoren e Tij mbi padrejtësinë, dëshpëri-
min dhe vdekjen, por i ftoi në diçka unikale:
Të marrin pjesë në veprën e Tij, të vazhdojnë
përpjekjen e Tij që të mbizotërojnë e vërteta,
pajtimi, dinjiteti, reciprociteti, paqja e vërtetë.
Jo me fuqinë dhe kriteret e pushtetit shtetëror
dhe ekonomik, por me fuqinë e dashurisë së
painteres, të përulësisë së kthjellët dhe të
përgjegjshmërisë së paepur. Do të jeni fakto-
rë paqeje, pajtimi, krijimi me ndriçimin dhe
veprimin e Shpirtit të Shenjtë.
Përulësinë e skajshme të Krishtit, e cila va-
zhdon në mënyrë mistike, frytet e sakrificës së
Kryqit dhe pasojat e Pashkës së re, ne ortho-
dhoksët i përjetojmë në Misterin e Eukaristi-
së Hyjnore, që e kryem pak më parë. Fuqia e
Kryqit dhe ngazëllimi i Ngjalljes së Krishtit e
shndërrojnë përditësinë tonë, shpesh shumë
të mundimshme, në “liturgji pas Liturgjisë
Hyjnore”, me frymë paskale dhe rrezatim të
përvojës së Ngjalljes në mjedisin tonë.
Fortlumturi dhe Vëlla fort i Shenjtë, duke
shprehur edhe një herë gëzimin vëllazëror dhe
falënderimin tonë për bashkëmeshimin e so-
tëm, Ju urojmë: shëndet të fortë, vite të shum-
ta me më tepër entuziazëm dhe frymëzim të
Shpirtit të Shenjtë, që, duke i përdorur dhura-
tat dhe mundësitë që Perëndia ju ka falur
Juve dhe vendit Tuaj, të baritoni Kishën e
Shenjtë të Rusisë me urtësi largpamëse dhe
të rrezatoni në kohën e sotme dritën e Kryqit
dhe të Ngjalljes, dritën e paperëndueshme
paskale, që i fal jetës kuptim, shpresë dhe pa-
suri dashurie.
Hristos Voskrese! Krishti u Ngjall!
Hristos Anesti!