EmailFacebookKontakt

Fjala Përshëndetëse e Patriarkut Kirill gjatë Dhoksologjisë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë

Fjala Përshëndetëse e Patriarkut Kirill gjatë Dhoksologjisë
në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
Fortlumturia Juaj,
vëllezër fort të dashur kryepriftërinj,
etër fort të nderuar,
të dashur vëllezër dhe motra!
Krishti u Ngjall!
Dëshiroj të falënderoj Fortlumturinë
Tuaj dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
për fjalët e mira përshëndetëse dhe për
ftesën e përzemërt për të vizituar tokën
shqiptare.
Këtu, në vendin tuaj me trashëgimi-
në e tij të lashtë të krishterë, i cili zë fill
nga veprimtaria e Apostullit të Shenjtë
Pavli, në vendin ku martiri i shenjtë,
episkopi i Durrësit, Asti, dhe shumë
besnikë të tjerë të Perëndisë kryen ve-
prat e tyre heroike, në vendin ku ka bë-
rë përpjekjet e tij misionari i shquar
orthodhoks Shën Kozmai i Etolisë,
atmosfera e së kremtes së ndritshme të
Ngjalljes së Zotit, Perëndisë dhe Shpë-
timtarit tonë Jisu Krishtit përjetohet me
një thellësi të veçantë. Edhe kjo Kate-
drale madhështore, ky simbol i duk-
shëm i ringjalljes së Kishës Orthodho-
kse Autoqefale të Shqipërisë, është
shenjtëruar si Katedralja e Ngjalljes së
Krishtit.
Triumfit të Ngjalljes i parapriu Gol-
gota. Gjatë shekullit XX, të dyja Kishat
tona kanë përjetuar një përvojë të vë-
shtirë të vuajtjeve në bashkim me vuaj-
tjet e Krishtit: janë shkatërruar kisha,
janë marrë nëpër këmbë vende të shenj-

ta, ndërkohë që shumë klerikë, murgj
dhe laikë pësuan vuajtje dhe një vdekje
martirike për emrin e Zotit tonë Jisu Kri-
shtit. Në këtë mënyrë armiku i shpëtimit
tonë synonte të mbillte vdekje shpirtë-
rore në popujt e udhëhequr nga Kishat
tona, por, në kundërshtim me qëllimet e
përndjekësve, ndodhi ringjallja e fesë,
rikthimi në jetë, pasi gjaku i martirëve
është fara e Krishterimit.
Zoti na dërgoi mirësinë e tij dhe të
vërtetën e tij (Psalmi 56:4), dhe Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,
e asgjësuar pothuajse plotësisht në të
kaluarën, sot u ringrit me një lavdi të re,
duke u konsoliduar falë veprës vetë-
mohuese të Primatit të saj, të Fortlumtu-
risë së Tij Anastas.
Kam mbërritur këtu me emocione të
ndritshme. Unë e vlerësoj këtë mundësi
të bashkëndaj me Ju gëzimin e Pashkës
së Shenjtë, të ngushëllohem bashkë
me ju me anë të besimit të përbash-
kët (Rom. 1:12) dhe të përulem para
vendeve të shenjta të tokës shqiptare.
Shpresoj që, me ndihmën e Zotit, vizita
ime paqësore të hapë një kapitull të ri
në marrëdhëniet midis Kishave tona
Orthodhokse Lokale vëllazërore.
Hristos Voskrese!

7