EmailFacebookKontakt

Fjala e Mirëseardhjes e Kryepiskopit Anastas në Dhoksologji, drejtuar Fortlumturisë së Tij të Shenjtë, Patriarkut Kirill

Fjala e Mirëseardhjes e Kryepiskopit Anastas në Dhoksologji,
drejtuar Fortlumturisë së Tij të Shenjtë, Patriarkut Kirill
Hristos Anesti! Krishti u Ngjall! Hristos
Voskrese!
Me gëzim paskal, me nderim e dashuri të
thellë, po Ju presim, Fortlumturi dhe Shenjtëri,
Patriark i Moskës dhe i Gjithë Rusive, z. Kirill,
në këtë Kishë Katedrale të Ngjalljes së Kri-
shtit, në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë.
“I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit”.
Këtë herë po vini në një periudhë të re zhvi-
llimi, në vizitën Tuaj të parë si Primat i Kishës
së Shenjtë të Rusisë, e cila, në shekullin e shku-
nist ateist, siç njihet edhe në vendet e tjera ku
mbizotëroi ky sistem. Që nga viti 1968 e më
pas, ndodhi diçka unikale në historinë botë-
rore: Shqipëria u shpall zyrtarisht me Kushte-
tutë shtet absolut ateist. Besimi fetar u varros
në mënyrën më të dhunshme dhe të pandër-
prerë për 23 vite rresht. Në vitet ‘80, ne që
ndiqnim ngjarjet, arritëm në konkluzionin se
Kisha e Shqipërisë ishte shuar përfundimisht
nga harta. Por, lavdi Perëndisë, që nga viti 1991
jetojmë brenda frymës dhe gëzimit të Ngjalljes.
Tashmë është e njohur gjerësisht se Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e ri-
themeluar mbi të vetmin themel të fortë, që ësh-
të Krishti, vazhdon të zhvillohet brenda dritës
paskale. Paralelisht me ringritjen e pastër kish-
tare, Kisha e Shqipërisë zhvilloi programe pio-
niere në sektorët e shëndetit, arsimit, kulturës,
ekologjisë dhe, me praninë dhe aktivitetin e
saj, kontribuon në mënyrë esenciale në ri-
ndërtimin e përgjithshëm, si dhe në zhvillimin
shpirtëror e social të Shqipërisë. Nuk do t’i
referohem më tej përpjekjeve që janë bërë.
Në udhëtimin Tuaj të shkurtër do të konstato-
ni vetë disa nga këto arritje dhe nisma.
Gjithashtu, Kisha e Shqipërisë merr pjesë
në mënyrë krijuese në veprimtaritë pan-
orthodhokse, në përpjekjet mbarë të krishte-
ra, në dialogun ndërfetar.
Personalisht, në periudhën 1960-1980,
kisha dy dashuri të mëdha: a) rigjallërimin e
Hierapostullimit të Jashtëm Orthodhoks në
kufij të rinj, me perspektivë të drejtpërdrejtë
Afrikën dhe b) hulumtimin universitar teolo-
gjik e fetarologjik dhe shkrimin e veprave në
lidhje me këto aspekte. Por, kur reshti perse-
kutimi antifetar dhe mua m’u kërkua nga Ki-
sha të shkoja në Shqipëri, konkretisht nga
Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës,
e cila i kishte dhënë Autoqefalinë Kishës së
Shqipërisë dhe që ka përkujdesjen për Kishat
e ndodhura në vështirësi, ndjeva detyrimin të
lija mënjanë plane, preferenca e dashuri dhe
t’i bindesha vullnetit të paparashikueshëm dhe
të çuditshëm të Perëndisë. Vendimi, por edhe
ecuria e mëtejshme nuk ishin të lehta. Por, me
hirin e Perëndisë, e përjetuam në mënyrë të

ar, kaloi përmes zjarrit dhe ujit dhe Zoti e
nxori në vend të qetë. Para pak muajsh, në
dhjetor të vitit 2017, kremtuam në Moskë
përvjetorin e 100-të të fillimit të persekutimit
të tmerrshëm antifetar që tronditi botën. Ende
i ri, në kohën e persekutimit të pareshtur ateist
në Bashkimin Sovjetik, ndiqja me emocion e
admirim të thellë heroizmin e klerikëve dhe të
laikëve orthodhoksë.
Ju, Vëlla i Shenjtë Fort i Dashur, jetuat vitet
tuaja të fëmijërisë dhe të rinisë në mes të spro-
vës shumëformëshe të stuhisë antifetare, me
besim të gjallë, me durim që buron prej ADN-
së shpirtërore të familjes Suaj besimtare dhe,
me entuziazëm e guxim, u përkushtuat në
Kishë.
Më kujtohet kur, në vitin 1968, takuam për
herë të parë teologun laik, i cili kishte ardhur
si përfaqësuesi i parë i rinisë orthodhokse të
Bashkimit Sovjetik, në një Asamble të Orga-
nizmit Botëror të Rinisë Orthodhokse “Synde-
smos” në Suedi. Që nga ajo kohë, u rrit vlerë-
simi i thellë dhe miqësia jonë e sinqertë në
Krishtin. Gjatë dhjetëvjeçarëve që pasuan,
bashkëpunuam në mënyrë të vazhdueshme
në shumë Komisione Kishtare, në Konferenca
dhe Këshilla Ndërorthodhoksë, ndërkristianë
e ndërfetarë. Nuk kam për ta harruar praninë
Tuaj dinamike, fisnikërinë, predispozitën po-
zitive, pastërtinë e mendimit, kontributin kri-
jues. Zgjedhja Juaj para nëntë vjetësh në kre-
un e Kishës së Shenjtë të Rusisë, krijoi mundë-
si të reja të mëdha për ofrimin e cilësive Tuaja
të veçanta në kontributin Tuaj kishtar shumë-
dimensional.
* * *
Për sa i takon Kishës së Shqipërisë, është i
njohur unikaliteti i vuajtjes që kaloi. Nga viti
1944 deri më 1967, pësoi persekutimin komu-

veçantë vargun e psalmeve: “Edhe në shkofsha
në mes të hijes së vdekjes, nuk do të frikë-
sohem nga ndonjë e keqe, se ti bashkë me
mua je” (Ps. 22:4).
E kujtoj me falënderim të ngrohtë këtë mi-
sion të veçantë, që më ngarkoi Kisha Mëmë e
Konstandinopojës, por edhe Kishat e tjera
Orthodhokse Autoqefale dhe, sigurisht, Ki-
shën e Rusisë për besimin dhe mbështetjen e
palëkundur.
Dhe sot, në këtë Kishë Katedrale të Ngjall-
jes së Krishtit, lavdërojmë dhe i shfaqim mirë-
njohjen së bashku Perëndisë së surprizave dhe
të çudirave, që nuk resht së na dhuruari “shumë
herë më tepër nga sa kërkojmë apo mendojmë”.
Me ndjenja dashurie vëllazërore, me gjithë
shpirt dhe me nderim të thellë, Ju presim sot,
Vëlla i Shenjtë, Patriark i Moskës dhe i Gjithë
Rusive, z. Kirill. Dhe, nga thellësia e zemrës,
urojmë që, me ndërmjetimet dhe frymëzimin e
Shën Kirillit, emrin e të cilit mbani, të vazhdoni
kontributin Tuaj fetar me urtësinë e tij të nxi-
tur prej Perëndisë dhe ëndrrat e tij të mëdha.
Perëndia Triadik Ju dhuroftë vite të shumta dhe
shëndet të fortë, me besim të zjarrtë aktiv dhe
mentalitet Kryqngjallësor, që, i frymëzuar nga
Shpirti i Shenjtë, të udhëhiqni popullin besim-
tar rus në frytdhënie të vazhdueshme shpirtë-
rore dhe të rrezatoni në epokën që jetojmë
dritën e Kryqit dhe të Ngjalljes.
Hristos Voskrese! Krishti u Ngjall!
Hristos Anesti!

2