Nga data 28-30 prill 2018, Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të
presë Fortlumturinë dhe Shenjtërinë e Tij,
Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusive,
Kirillin. Kjo vizitë e parë paqësore dhe
historike ka një rëndësi të veçantë, pasi të dyja
Kishat kanë përjetuar një persekutim të egër
komunisto-ateist.
Të shtunën, më 28 prill, ora 16:00, Krye-
piskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e
Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun
Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë
Tereza”. Më pas do të vijojë Dhoksologjia
zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e
Krishtit”, në Tiranë.
Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy
Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë
në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”,
në Tiranë, ku do të marrin pjesë klerikë të të
dyja Kishave.
Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare në
MAK Albania Hotel.
Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja fe-
stive në Qendrën Kulturore të Kishës Ka-
tedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i
botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së
Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e
dheut”. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen
festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i
Patriarkanës së Moskës.
Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij,
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir
Vizitë paqësore e Shenjtërisë së Tij, Patriarkut të Moskës
dhe të Gjithë Rusive, Kirillit,
në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e
Brigadave.
Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të
ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës,
me Presidentin e Republikës së Shqipërisë,
z. Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë,
me Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin, z. Edi
Rama. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën
Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse
Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i
vizitorit të lartë parashikohet në orën 14:00,
nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë
Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht
Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999. Në
vitin 2008, në një ceremoni zyrtare në Qendrën
Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit
në Moskë, Kryepiskopi Anastas është nde-
ruar me Çmimin “Për kontribut të shquar për
unitetin e Orthodhoksëve”.
Tiranë, 25 prill 2018
Zyra e Shtypit
e Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë