Fortlumturia dhe Shenjtëria e Tij, Patriarku i Moskës dhe i Gjithë
Rusive, Kirilli (emri në botë Vladimir M. Gundajev), lindi në Leningrad
(sot Shën Peterburg), më 20 nëntor 1946. I ati ishte prift, ndërsa gjyshi,
edhe ai prift, u burgos në kampin famëkeq të Solovkit dhe u persekutua
për besimin nga regjimi bolshevik.
Ai vazhdoi studimet në Seminarin e Leningradit dhe më pas në
Akademinë Teologjike, ku u gradua cum laude në vitin 1970.
Më 3 prill 1969, Mitropoliti Nikodim i Leningradit e qethi murg me
emrin Kirill dhe e dorëzoi hierodhjakon.
Në vitin 1971 u ngrit në rangun e arkimandritit.
Nga viti 1974 deri më 1984 ishte Rektor i Seminarit të Leningradit
dhe i Akademisë Teologjike.
Më 14 mars 1976, u dorëzua episkop.
Patriarku Kirill i Moskës dhe i Gjithë Rusive
Në vitin 1989 u caktua drejtues i departamentit për marrëdhëniet
me jashtë të Kishës Ruse dhe anëtar i përhershëm i Sinodit të Shenjtë.
Më 27 janar, Asambleja Lokale e Kishës Ruse e zgjodhi Patriark
të Moskës dhe të Gjithë Rusisë.
Që nga dorëzimi i tij, ka mbajtur një sërë funksionesh nga më të
lartat e Kishës Ruse, duke qenë shumë aktiv edhe në veprën shpirtërore,
si autor i shumë librave, kumtesave dhe është nderuar për këtë me
shumë tituj e çmime. Patriarku Kirill është dalluar edhe në veprimtaritë
hierapostolike, duke qenë që në moshë të re përfaqësuesi i parë i Kishës
Ruse në “Syndesmos”, përfaqësues në Këshillin Botëror të Kishave,
në Konferencën Evropiane të Kishave, në organizatën “Fetë për
Paqen”, në shumë konferenca e mbledhje panorthodhokse etj.