EmailFacebookKontakt

Drekë festive me rastin e Pashkës, për njerëzit në nevojë

Mensa “Shërbimi i Dashurisë” e Kishës sonë ka hapur dyert për
njerëzit në nevojë që nga janari i vitit 2005. Ajo është krijuar me nismën
dhe mundësitë e krijuara nga Kryepiskopi Anastas. Por, për të mbështe-
tur këtë veprimtari, është i mirëpritur çdokush që dëshiron të kontribuojë.
Çdo të martë, të enjte dhe të shtunë aty ushqehen falas rreth 200
nevojtarë, të cilëve u shërben një staf vullnetar besimtarësh. Mensa është
një shërbim dashurie, që ndihmon persona në nevojë, pa asnjë dallim.
Mensa ndodhet në rrugën “Qemal Stafa”, pranë “Shkollës së kuqe”,
në një godinë të Kishës. Ajo ka mjedis të pastër, të bukur e mikpritës.
Ata që shërbejnë (kryesisht nga grupi i grave dhe i të rinjve të Kishës),
punojnë me përkushtim, duke i trajtuar të gjithë me respekt, dashuri e
dinjitet.
Edhe me rastin e së kremtes së Pashkës, ashtu siç ka ndodhur edhe
në raste festash të tjera, ditën e diel, 8 prill 2018, në të u shtrua jashtë
radhe një drekë festive.
Drekë festive me rastin e Pashkës, për njerëzit në nevojë

2