EmailFacebookKontakt

Pritje urimesh për Pashkë

Në Selinë e Sinodit të Shenjtë, pjesë e Kompleksit të Katedrales
“Ngjallja e Krishtit”, erdhën personalitete e besimtarë, për të uruar për
Pashkë. Ata u pritën nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Amantias,
Nathanaili, Episkopi i Bylisit, Asti etj.
Kështu, erdhën për të shprehur urimet më të ngrohta Presidenti i
Republikës, z. Ilir Meta, Ministrja e Arsimit, znj. Lindita Nikolla, Kryetari
i PD, z. Lulzim Basha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj,
Kryegjyshi, Baba Edmond Brahimaj, përfaqësues të komuniteteve fe-
tare, ambasadorë e diplomatë, intelektualë të njohur etj.
Kryetari i Bashkisë, z. Veliaj, dha lajmin e mirë se do të jepet leja pë
ringritjen e kishës së Shën Prokopit, e cila u shkatërrua nga regjimi ateist
komunist.
Pritje urimesh për Pashkë

4