Më 30 prill,
kujtimi i atit tonë ndër shenjtorët,
Donati, episkop i Evrisë
Shën Donati ishte episkop i
qytetit të Evrisë, në Epirin e vjetër
(zona e Janinës), në kohën e pera-
ndorit Theodhosi i Madh (379-
395). Kur mësoi se në një fshat
ishte helmuar burimi i ujërave,
shkoi atje me të gjithë klerikët e
tij. Kur mbërriti, nga shpella doli
një bishë e frikshme që u përpoq
ta vriste episkopin. Pa humbur
qetësinë, shenjtori e goditi për-
bindëshin me një litar dhe kafsha
ngordhi në vend. Të krishterët e
vendit mblodhën dru për të dje-
gur trupin e bishës dhe të gjithë
arritën të pinin pa frikë nga burimi,
që u bë i pijshëm me anë të lutjes
së shenjtorit.
Kur mësoi për mrekullitë që
kryheshin me lutjen e episkopit
Donat, perandori e thirri në pallat
dhe, bashkë me perandoreshën u
ulën në gjunjë për t’u lutur për të
bijën e tyre, e cila vuante tmerrë-
sisht nga një demon. Donati e kër-
cënoi frymën e keqe sapo ia sollën
vajzën dhe demoni iku i turpëruar.
Ai refuzoi të merrte thesaret që
sovrani dëshironte t’i dhuronte në
shenjë mirënjohjeje, por kërkoi që
t’i jepej vend për të ndërtuar një
kishë në dioqezën e tij.
Një herë tjetër, shën Donati
ngjalli një të vdekur, të cilin e kish-
te penguar të varrosej një nga kre-
ditorët e tij. Kur çështja u zgjidh, i
dha urdhër që ai të flinte përsëri,
deri në ngjalljen e të fjeturve. Kur
ndodhej ende në Konstandino-
pojë, bëri të binte shumë shi, që i
dha fund një thatësire të madhe
dhe përshkoi tërë rrugën pa u
lagur. Kur u kthye në dioqezë, nisi
ndërtimin e një kishe të re. Ai fjeti
në paqe shumë kohë më vonë. U
nderua si mbrojtës i Epirit të Vje-
tër dhe Justiniani i dedikoi dy nga
fortesat e tij (Sipas traditës latine,
lipsanet e tij u vendosën në ishullin
e Muranos, pranë Venecias. Sipas
shën Nikodhim Agjioritit, ato janë
fshehur pranë Sulit.).