EmailFacebookKontakt

Më 23 prill, kujtimi i martirit të shenjtë Therini i Butrintit

Nga sinaksari i muajit prill
Gjatë persekutimit të Decit
(250), një guvernator me emrin
Filip u dërgua në Butrint, në kra-
hinën e Thesprotisë (Epiri i Vje-
tër), përballë ishullit të Korfuzit,
për ta detyruar popullsinë t’u falej
idhujve të perandorit. Në mes të
turmës, një i krishterë me emrin
Therin, i shquar për virtyte dhe lë-
mosha, ngriti zërin për t’u tallur me
hyjnitë pagane, që nuk janë gjë
tjetër veçse mashtrime demo-
niake.
E arrestuan në vend dhe e çuan
te guvernatori, para të cilit Therini
pohoi me forcë, se ai i mbetej bes-
Më 23 prill,
kujtimi i martirit të shenjtë Therini i Butrintit

nik urdhëresës e cila na thotë të
adhurojmë një Perëndi të vetëm
(Ligji i Përtërirë 6:13). Filipi urdhë-
roi ta hidhnin në një furrë, por
shenjtori qëndroi në këmbë në
mes të flakëve, duke psalur himne,
i shoqëruar nga thirrjet admiruese
të turmës. Pastaj i lëshuan shtatë
bisha të egra; ato u shtrinë në këm-
bët e tij, si para një Adami të ri.
Shenjtori mbeti i paprekur në të
gjitha torturat që tirani urdhëroi t’i
bënin dhe, kur Perëndia e lejoi, e
pranoi me gëzim vdekjen, dhe u
bashkua me korin e shenjtorëve.

2