EmailFacebookKontakt

Kisha Orthodhokse e Rusisë, një vështrim i shkurtër historik nga viti 1917 deri në ditët tona

Një vështrim i përgjithshëm
Kisha Orthodhokse e Rusisë,
pjesë e një Kishe të Shenjtë,
Katholike dhe Apostolike, e njo-
hur edhe me emrin Patriarkana e
Moskës, është një nga Kishat Or-
thodhokse Autoqefale dhe primati
i saj është Patriarku i Moskës dhe
i Gjithë Rusive. Kisha Orthodhokse
e Rusisë, është e pesta në rangun
e renditjes kanonike orthodhokse,
vjen menjëherë pas katër patriar-
kanave të vjetra orthodhokse të
Konstandinopojës, Aleksandrisë,
Antiokisë dhe Jerusalemit.
Kisha Orthodhokse e Rusisë ka
juridiksion mbi orthodhoksët e
krishterë, që jetojnë në shtetet ish-
anëtare të Bashkimit Sovjetik, në
Rusi, Moldavi, Ukrainë, Bjellorusi,
Azerbaxhan, Kazakistan, Letoni,
Lituani, Taxhikistan, Turkmenistan,
Uzbekistan. Gjithashtu ushtron ju-
ridiksionin e saj kishtar mbi Ki-
shën e Japonisë dhe orthodhoksët
e krishterë rezidentë në Republi-
kën e Kinës. Kisha e Rusisë ka një
lidhje dhe status të veçantë me
Kishën Orthodhokse në Amerikë
(OCA), që ishte mitropolia e dikur-
shme ruse në Amerikë nga koha e
hierapostujve rusë në Alaskë (atë-
herë ishte pjesë e perandorisë ruse)
dhe që ka ruajtur edhe sot tradi-
tën liturgjike ruse. Një tjetër degë
kishtare jashtë Rusisë është edhe
Kisha Ruse Jashtë Kufijve të Rusi-
së, (ROCOR), me seli në Nju Jork,
SHBA. ROCOR-i u krijua në vitin
1920 nga komunitetet ruse jashtë
Rusisë, që ishin pro carit dhe që ki-
shte një qëndrim të qartë anti-
komunist. Pajtimi i Kishës Ruse
Jashtë Kufijve të Rusisë me Ki-
shën Orthodhokse të Rusisë dhe
integrimi brenda strukturave të
saj kishtare ndodhi më 17 maj 2007
dhe tani ROCOR-i është pjesë
vetëqeverisëse e Kishës Ortho-
dhokse të Rusisë.
Revolucioni Bolshevik
dhe Lufta Civile në Rusi
Në vitin 1914, në Rusi ekzi-
stonin shumë kisha orthodhokse,
manastire dhe priftërinj e murgj.
Në vitin 1917 nisi kalvari i vuajtjeve
të gjata për Kishën e Rusisë, që do
të sillnin ndryshime të mëdha jo
vetëm në strukturën, por edhe në
jetën shpirtërore të mbarë vendit.
Qeveria bolshevike mori në dorë
gjithçka duke ushtruar dhunë. Për
të mbrojtur Kishën nga uzurpimi i
pushtetit shtetëror, Kisha e Rusisë
thirri më 15 gusht 1918, në Kate-
dralen e Fjetjes së Hyjlindëses,
Sinodin Lokal, i cili nuk ishte mble-
dhur që në shekullin e 17-të. Se-
sionet e Sinodit të Kishës vazhdu-
an deri në shtator 1918, nën krye-
simin e shën Tikhonit, mitropolitit
të Moskës deri në atë kohë. Ky Si-
nod ndërmori një sërë reformash
të domosdoshme për mbijetesën e
Kishës në sundimin e ri komunist
dhe për më tepër restauroi institu-
cionin e patriarkut që ishte shfuqi-
zuar prej 300 vitesh. Patriark u
zgjodh shën Tikhoni, i cili, pasi ki-
shte qenë bari i Kishës në shumë
vende të ndryshme, madje edhe në
Amerikë, mori drejtimin e Kishës
së Rusisë më 17 nëntor 1917, në
mes të valëve shkatërruese të
tërmetit revolucionar. Ai ishte po-
hues i Besimit Orthodhoks. Me anë
të letrave të tij drejtuar qeverisë
dhe enciklikve për popullin, prote-
stoi me forcë kundër persekutimit
të Kishës dhe për të gjitha aktet e
dhunshme të ndërmarra prej re-
gjimit të ri. Paralelisht, u përpoq
kundër ndasive brenda Kishës së
Rusisë, të cilat mbështeteshin nga
bolshevikët. Për shkak të këtij që-
ndrimi, u bënë disa orvatje për ta
vrarë, por ato dështuan falë mbroj-
tjes hyjnore të Perëndisë. Në maj
të vitit 1922, patriark Tikhoni u
arrestua dhe u lirua në qershor të
vitit 1923, por vazhdoi të ishte i
mbikëqyrur. Për shkak të vuajtjes
së madhe shpirtërore dhe trysni-
ve që kaloi, shëndeti i tij u dobësua
dhe ai vdiq në moshën 60-vjeçare,
pasi më parë tha fjalët profetike
lapidare: “Nata do të jetë e gjatë
dhe e errët, shumë e errët…”.
Në shkurt të vitit 1918, filluan
edhe përpjekjet e para ligjore që
kishin për qëllim margjinalizimin e
Kishës dhe mbylljen e saj graduale,
me shpalljen e ndarjes së Kishës
dhe shtetit, që në fakt e shpronë-
sonte Kishën nga e drejta për të
pasur çdo lloj pasurie dhe për më
tepër i hiqte statusin e saj ligjor. Kjo
solli në përplasjen e fortë të be-
simtarëve me regjimin e ri, duke
shkaktuar konfrontime të për-
gjakshme, ku dhanë jetën shumë
martirë të rinj të Kishës.
Për më tepër, Kisha vuajti shu-
më edhe gjatë luftës civile, duke u
kthyer në shënjestër në mes të
zjarreve kundërshtare. Edhe pse
Kisha ruajti një pozicion neutral,
kleri u konsiderua nga autoritetet
sovjetike si kundërrevolucionar
dhe u bë subjekt i shtypjes dhe i
eliminimit fizik.
Nën sundimin sovjetik
Bashkimi Sovjetik, që u krijua
formalisht në dhjetor të vitit 1922,
ishte shteti i parë në botë që eli-
minoi fenë si kundërshtar të tij
ideologjik dhe që, për ta shkatë-
rruar, konfiskoi pasurinë kishtare,
u tall me fenë dhe futi në burg e
ekzekutoi një numër të madh be-
simtarësh, duke propaganduar një-
kohësisht ateizmin dhe materia-
lizmin nëpër shkolla. Klerikët dhe
besimtarët orthodhoksë aktivë kon-
sideroheshin nga aparati shtetëror
sovjetik si elementë antirevolucio-
Kisha Orthodhokse e Rusisë,
një vështrim i shkurtër historik nga viti 1917 deri në ditët tona
(vijon në faqen 4)

narë dhe u bënë pjesë e pandarë e
burgimeve, ekzekutimeve, inter-
nimeve në kampet dhe gulagët e
famshëm e më vonë edhe nëpër
spitalet psikiatrike. U shkatërruan
me mijëra objekte të kultit ose u
ndryshoi destinacioni për përdorim
laik. Ndërtimi i kishave të reja ishte
praktikisht i pamundur. Praktikimi
i fesë do të thoshte një pengesë e
madhe për të ndjekur
karrierën shtetërore ose
politike. Ndaj, për shkak
të persekutimit të pa-
epur dhe mbylljes së
seminareve, ra edhe
numri i priftërinjve. Një
tjetër plagë e madhe
ishte edhe krijimi i Ki-
shës së Rinovuar ose të
Gjallë, një lëvizje refor-
muese e mbështetur
nga shërbimi i fshehtë,
e cila u kthye në shkak
ndarjeje midis klerit e
besimtarëve, gjë që va-
zhdoi deri në vitin 1946.
Seksioni VI i OGPU,
i shërbimit të fshehtë i
drejtuar nga Jevgjeni
Tuçkov, nisi në mënyrë
agresive në këtë kohë të arrestonte
dhe të ekzekutonte episkopë, priftë-
rinj e besimtarë, si p.sh. mitropolitin
Beniamin të Petrogradit, i cili nuk
pranoi përdhosjen e lipsaneve të
shenjta në vitin 1922. Në këtë ko-
hë, nga 30.000 kisha në Bashkimin
Sovjetik numëroheshin 500. Nga
viti 1917 deri në vitin 1938 u arre-
stuan mbi 130.000 klerikë ortho-
dhoksë të çdo rangu, bashkë me
murgjit e murgeshat. Nga këta
rreth 95.000 u vranë. Këta u bënë
të njohur si shenjtorë martirë të rinj
dhe pohues të besimit orthodhoks.
Në vitin 1925, kur patriarku
Tikhon ndërroi jetë, autoritetet
sovjetike e ndaluan zgjedhjen e
patriarkut të ri. Mëkëmbës patriar-
kal (patriark në detyrë) u zgjodh
mitropolit Serg Stragorodski (1887-
1944), pas mitropolitit Petro që vdiq
në burgje e internime. Në vitin
1927, mitropolit Serg u përpoq të
bënte një pakt mbijetese me pu-
shtetin e kohës që shkaktoi trazira
të reja dhe ndasi në Kishë, por që
përsëri nuk i dha fund persekutimit
ateist.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore,
në vitin 1941, kur forcat naziste
kishin hyrë në Bashkimin Sovjetik,
Josif Stalini lejoi rigjallërimin e
Kishës Orthodhokse të Rusisë për
të intensifikuar mbështetjen në
luftën patriotike. Në shtator të vitit
1943, mitropolitët Sergi, Aleksi dhe
Nikolai patën një takim me Stalinin
dhe morën leje për të thirrur një
Sinod të ri më 8 shtator 1943. Ky
sinod e zgjodhi Sergin Patriark të
Moskës dhe të gjithë Rusive. Me
zgjedhjen e patriarkut të ri, u ha-
pën shkollat teologjike dhe nisën
të hapeshin kishat. Për më tepër u
hap edhe Akademia Teologjike e
Moskës, që ishte mbyllur prej vitit
1918. Midis viteve 1945 dhe 1959,
Kisha u përhap në mbarë shoqë-
rinë sovjetike, edhe pse disa anë-
tarë të klerit ende arrestoheshin
dhe internoheshin, duke çelur mbi
22.000 kisha në mbarë territorin e
vendit.
Persekutimi në kohën
e Hrushovit dhe Brezhnjevit
Me ardhjen e Hrushovit në pu-
shtet, nisi një persekutim tjetër i
Kishës dhe u mbyllën shumë kisha,
vetëm 7000 u lanë të hapura.
Anëtarë të trupës së episkopëve u
arrestuan ose u detyruan të dorë-
hiqeshin, duke u zëvendësuar nga
njerëz më të përshtatshëm për
regjimin. Shumë veta u burgosën
ose u vranë dhe një numër i madh
manastiresh u mbyllën. Pas Hru-
shovit, kur vendi drejtohej nga
Brezhnjevi, vazhdoi e njëjta situatë
dhe marrëdhëniet Kishë – Qeveri
ishin jomiqësore deri në vitin 1988.
Anëtarët e Kishës nuk mund të bë-
heshin pjesë e Partisë Komuniste
dhe nuk mund të caktoheshin në
detyra shtetërore. Megjithatë, një
numër i madh i popullatës ishin
besimtarë. Disa besimtarë dhe pri-
ftërinj orthodhoksë u bënë disi-
dentë të regjimit dhe u kthyen në
të burgosur të ndërgjegjes. Priftë-
rinjtë orthodhoksë Gleb Jakunin,
Serg Zheludkov dhe të tjerë kaluan
vite në burgjet dhe internimet
sovjetike për shkak të përpjekjes
së tyre për mbrojtjen e lirisë së
besimit. Figura të tjera të ndritura
të kohës ishin atë Dimitri Dudko
dhe atë Aleksandër Men. Në vitin
1987 numri i kishave të hapura, të
cilat funksiononin në Bashkimin
Sovjetik ra në 6893, ndërsa ma-
nastiret ishin vetëm 18. Në vitin
1987 në BRSS 40 deri në 50% e
foshnjave të sapolindura pagëzo-
heshin (kjo në varësi të krahina-
ve) dhe mbi 60 % të të vdekurve
u kryhej Shërbesa e krishterë e
Varrimit.
Ringritja postsovjetike
dhe përballja me realitetin e ri
Mitropoliti Aleksej (Ridiger) i
Leningradit u zgjodh patriark i ri në
vitin 1990 dhe frymëzoi rikthimin e
një pjese të shoqërisë ruse në Ki-
shën Orthodhokse, pas 70 vitesh
shtypjeje. U hapën ose u ndërtuan
mbi 15.000 kisha dhe përpjekja për
rindërtimin e tyre u vazhdua edhe
nga pasuesi i tij, Patriarku Kirill.
Sipas të dhënave të 2
marsit 2011, Kisha Or-
thodhokse e Rusisë ka
tashmë 164 eparhi, 217
episkopë, 30.675 enori
ku shërbejnë 28.934
priftërinj dhe 3625
dhjakonë. Ajo ka 805
manastire dhe 30 shko-
lla teologjike. Në mbarë
vendin, gjatë këtyre
viteve, u vu re ringjallje
e besimit dhe kjo solli
një përpjekje të re ri-
ungjillëzimi në mbarë
Rusinë dhe në vendet e
tjera ish-anëtare të Ba-
shkimit Sovjetik, për të
mbushur vakumin e
vlerave, shkaktuar nga
rënia e shtetit sovjetik.
Kisha Orthodhokse e Rusisë ndih-
moi gjerësisht grigjën e saj në zbu-
tjen e plagëve shoqërore që krijoi
periudha e re, si varfëria shpirtërore
dhe materiale, shpërbërja e familjes
dhe e njeriut në tërësi, luftoi në më-
nyrë aktive fenomene të rënda, si
krimi, droga, prostitucioni e dhuna
ndëretnike, duke u kthyer në faktor
paqeje dhe bashkëjetese paqësore
harmonike midis popujve e feve të
ndryshme në rajon dhe në një mbar-
tëse të vlerave të larta të Ortho-
dhoksisë në botën bashkëkohore.
Pas vdekjes së Patriarkut Ale-
ksej II më 5 dhjetor 2008, Patriark
i ri u zgjodh Kirilli, më 27 janar 2009,
nga Sinodi Lokal i Kishës së Rusisë,
me 508 vota nga një total prej 700
dhe u fronëzua më 1 shkurt 2009.
Më parë ai ka qenë Mitropolit i
Smolenskut dhe Drejtor i Departa-
mentit të Patriarkanës së Rusisë
për Marrëdhëniet me Jashtë.
Përshtati dhe përktheu
atë Anastas Bendo
(vijon nga faqja 3)

2