EmailFacebookKontakt

Të Ecim në Frymë: Thirrje për Hierapostullim

të hirit, në një kohë kur shumë njerëz adhurojnë
perëndinë e rreme të sistemit tregtar.
Ne thirremi të shpallim lajmin e mirë të Jisu
Krishtit, që është plotësia e jetës, në fjalë dhe
vepra, brenda një bote të dhunshme ku shumë
bien pre e idhujve të vdekjes dhe nuk e kanë
marrë ende lajmin e Ungjillit.
Ne thirremi të marrim pjesë me gëzim në
rrugën e Shpirtit të Shenjtë, që i fuqizon njerëzit
e lënë mënjanë.
Ne thirremi të dallojmë fjalën e Perëndisë
brenda një bote që përcjell shumë mesazhe
kontradiktore, të gënjeshtërta dhe ngatërruese.
Ne thirremi të kujdesemi për krijimin e Zotit
dhe të solidarizohemi me popujt që përballen
me ndryshimet klimatike për shkak të shfrytë-
… Me gëzim të madh festojmë ardhjen e
Shpirtit të Shenjtë në botë, duke u frymëzuar
veçanërisht nga konteksti dhe spiritualiteti afri-
kan. Përmes studimit biblik, lutjes, adhurimit dhe
shkëmbimit të eksperiencave të gjithsecilit, ne
nxitemi të jemi dëshmitarë të Mbretërisë së Pe-
rëndisë që erdhi për ne përmes jetës, kryqëzimit
dhe ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht.
Pavarësisht rrezeve të shpresës, neve na du-
het të përballemi me forcat që trondisin rendin
natyror dhe që sjellin vuajtje për shumë nga ne.
Jemi dëshmitarë të përqendrimit marramendës
të pasurisë në bazë të një sistemi global financiar,
i cili pasuron pakicën dhe varfëron shumicën.
Ky lloj sistemi qëndron në thelb të mjaft luftë-
rave, konflikteve, shkatërrimeve ekologjike dhe
vuajtjeve në botën e sotme.
Hierapostullimi është njëkohësisht dhuratë
dhe thirrje për t’u bërë bashkëpunëtorë aktivë
të Perëndisë për transformimin e botës. Ky lloj
udhëtimi na çon drejt jetesës së përbashkët në
dashurinë e Perëndisë, duke kërkuar drejtësi dhe
paqe.
Si apostuj të Krishtit, në nivel personal dhe
kolektiv, ne thirremi, përmes Pagëzimit, të sje-
llim hierapostullimin, që është një mënyrë je-
tese me në qendër Krishtin, brenda një bote ku
shumë vuajnë nga dëshpërimi, mënjanimi, vet-
mia dhe nënvlerësimi.
Ne thirremi të adhurojmë Perëndinë e vetëm
Triadik, Perëndinë e drejtësisë, të dashurisë dhe
zimit pa kriter e negativ të mjedisit si pasojë e
lakmisë dhe konsumit.
Ne thirremi të jemi dëshmitarë besnikë të
dashurisë mrekullibërëse të Perëndisë në dia-
logun me besimtarët e feve të tjera brenda një
bote ku politizimi i identitetit fetar shpesh sjell
konflikt.
Ne thirremi të bëhemi shërbëtorë, që do të
përcjellin modelin e Krishtit në një botë që i jep
përparësi pushtetit, pasurisë dhe kulturës së
parasë.
Ne thirremi të ndjekim rrugën e Kryqit, e
cila sfidon elitarizmin, privilegjet, si dhe pu-
shtetin individual e strukturor. …
Arusha, 13 Mars 2018
Të Ecim në Frymë: Thirrje për Hierapostullim
Konferenca e Komisionit për Hierapostullimin dhe Ungjillëzimin në Botë
e KBK (WCC)

10