EmailFacebookKontakt

Ali Pashai duke mbajtur në duar lipsanin e kokës së Shën Kozmait

Bëhet fjalë për një dëshmi të rrallë ikonografike, që u gjet në
një kodik në Manastirin e Pantokratorit në Malin e Shenjtë. Në
pikturë pasqyrohet ngjarja reale e tejbartjes së kokës së shën
Kozmait të Etolisë në Berat pas transferimit të lipsaneve (1813),
i cili u bë me urdhër të Ali Pashait. Aliu, i zhytur në mendime,
mban në dorën e majtë kokën e shën Kozmait. Përballë tij
pasqyrohen në këmbë Vasiliqia duke mbajtur në duar ikonën e
shenjtorit, Episkopi i Beratit, Joasafi II, dhe Thanas Vaja, rojë i
tij besnik.
Ali Pashai, duke kujtuar fjalët parashikuese për jetën e tij që
i kishte thënë shën Kozmai, vajti në Berat, thirri episkopin dhe e
urdhëroi të bënte zhvendosjen e lipsaneve të shenjtit. Duke
mbajtur në duar lipsanin e kokës së shenjtorit, vetë Ali Pashai,
duke e vështruar me emocion, tha: “O kokë e shenjtë, gjithë ato
që më the në Tepelenë, të gjitha m’i dha Perëndia, je vërtet shenjt
dhe i dërguar nga Perëndia, më vjen shumë keq që atëherë nuk u
kujtova të të pyesja se cili do të ishte fundi im!”.
Ali Pashai duke mbajtur në duar
lipsanin e kokës së Shën Kozmait

2