– Promovohet libri “Kozmai i Etolisë-Ikonografia” (1779-1961)
– Ekspozitë me skica nga kishat e Dropullit të Sipërm
Veprimtari nga Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë
Ditën e diel, më 18 mars 2018,
në një nga sallat e Qendrës Kul-
turore të Katedrales “Ngjallja e
Krishtit”, në Tiranë, u zhvillua një
veprimtari e veçantë dhe jashtë
radhe e Lidhjes së Intelektualëve
Orthodhoksë. Madje ishin dy ve-
primtari të ngërthyera bashkë. Në
veprimtari mori pjesë edhe Krye-
piskopi Anastas, Mitropoliti i Aman-
tias, Nathanaili, dhe Episkopi i
Bylisit, Asti.
E para, ishte promovimi i librit
të z. Mihalis Pantullas, “Kozmai i
Etolisë, ikonografia 1779-1961”.
Z. Pantullas është filolog nga
Janina, me aktivitet të zellshëm, jo
vetëm në fushën letrare, por edhe
në politikë si deputet në Parlamen-
tin Grek (ku ka qenë edhe kryetari
i shoqatës së miqësisë me vendin
tonë), por edhe si kuadër shtetëror
dhe në qeverisjen vendore. Bëhet
fjalë për një botim cilësor dhe
pasqyrim me fotografi të ikono-
grafisë se Shën Kozmait të Etolisë,
që dëshmoi për përhapjen dhe për
ruajtjen e Orthodhoksisë në pe-
riudhën kur presioni për t’u mysli-
manizuar në zonat orthodhokse
në Ballkan njohu kulmin e vet. Në
këtë botim, një vend të veçantë zë-
në edhe afresket dhe paraqitjet
ikonografike të gjetura në kishat
që varen nga Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë, por edhe
nga burime arkivore të panjohura
më parë.
Veprimtaria e dytë ishte ekspo-
zita e piktorit Jorgo Mici, nga fshati
Klishar i Dropullit të Sipërm, një
nga piktorët e shquar që ka dalë
nga Akademia e Arteve e Tiranës,
sot jeton dhe punon si pedagog i
arteve në Janinë. Ai punon në
bardh e zi, me sistemin grafik, i cili
kërkon nivel tepër të lartë artistik,
sepse nuk lejon hapësirë për ga-
bime. Ekspozita ka vlera të ve-
çanta edhe sepse piktori, duke
vepruar si një arkeolog, na sjell
trashëgiminë kulturore, jo vetëm
duke e paraqitur siç është, por edhe
duke u përpjekur ta rikrijojë atë që
ka humbur. Ai ka hapur ekspozita
me pikturat e tij në Greqi, në Shqi-
përi e deri në Japoninë e largët.
Ekspozita e hapur në një nga
mjediset e Qendrës Kulturore
përmblidhte 35 skica, të pikturuara
me penë, të manastireve, kishave
dhe konizmave të Dropullit të
Sipërm. Ato janë përmbledhur edhe
në një botim të veçantë, për të cilin
ai është dekoruar nga Akademia e
Greqisë.
Veprimtaria u hap nga sekretari
i Lidhjes së Intelektualëve Ortho-
dhoksë, z. Ardian Naço, i cili për-
shëndeti të pranishmit dhe ia dha
fjalën z. Pantulla, i cili foli për bo-
timin dhe veprën e Shën Kozmait.
Me shumë interes ishte paraqitja që
bëri për ikonat, pikturat murale etj.,
që paraqesin figurën e Shën Koz-
mait, të gjetura në territorin e ven-
dit tonë. Shpresojmë që të bëhet i
mundur botimi edhe në shqip i lib-
rit, për vlerat e veçanta që sjell. Në
këtë numër të “Ngjallja”, po bo-
tojmë edhe fjalën e z. Pantulla në
promovim.
Më pas, në sallën ngjitur, të
gjithë të pranishmit u njohën me
vlerat e pikturës së z. Mici dhe ve-
prën e tij të talentuar, për të cilën
foli ikonografi Kristo Papanikolau,
piktori dhe miku i tij Pashk Përva-
thi, si dhe përshëndeti edhe Krye-
piskopi Anastas, i cili ritheksoi, du-
ke iu referuar veprës së dy au-
torëve, se e vërteta, e bukura dhe
dashuria janë gjithmonë bashkë
në traditën Orthodhokse. Edhe sot
patëm rastin të dëgjojmë për të
vërtetën e një periudhe qëndrese,
siç na e solli z. Pantulla dhe tashmë
do të ndjekim edhe aspektin tjetër,
atë të së bukurës, që na e sjell
z. Mici. Të gjithë e kemi mundësinë
që në jetën tonë t’i shtojmë të tri
këto elemente e, sidomos dashurinë,
e cila përbën sekretin e madh të
besimit tonë. Unë besoj se dashuria
do ta shpëtojë botën.
Gjithashtu, përshëndeti dhe fa-
lënderoi edhe z. Mici.
Pastaj gjithë të pranishmit vizi-
tuan dhe vlerësuan ekspozitën me
skicat e z. Jorgo Mici.
Th. Dh.