Fjalë nga shën Joan Gojarti
Të dashur, le të mos vajtojmë hidhur për sa
vdesin dhe ikin nga kjo botë, por më mirë le të
vajtojmë dhe të qajmë për ata që e mbaruan je-
tën e tyre në gjendje të keqe mëkatare. Sepse
edhe bujku, kur e shikon grurin të kalbet e të
shpërbëhet, nuk vajton, por, kur e shikon të plotë
dhe të qëndrojë i paprishur mbi tokë, ka frikë
dhe dridhet. Por, kur e shikon të shpërbëhet në
tokë, gëzohet. Meqë fillimi i jetës së ardhshme
është shpërbërja e trupit, për këtë arsye edhe
ne gëzohemi, kur vdes ligësia e trupit dhe njeriu
mbillet (shih Joani 12:24).
… Dhe, nëse kërkon mbrojtje dhe për këtë
arsye vajton për burrin tënd që vdiq, atëherë
gjej strehë te Perëndia, i Cili është mbrojtësi i
përbashkët i të gjithëve, shpëtimtari dhe ba-
mirësi. Të gjesh strehë te Perëndia, i Cili është
një bashkëluftëtar që nuk e mund dot askush,
është ndihma e shpejtë, mbulesa e vazhduesh-
me, që gjendet kudo dhe na rrethon si mur. Por
thua se zakoni i të jetuarit me burrin tim bën
që të më pushtojë malli dhe ta dua shumë. E di
edhe unë këtë gjë. Por, nëse dëbon pasionin nga
mendimi yt dhe mendon përbrenda vetes se
kush është Ai që e mori burrin tënd dhe faktin
që, nëse e ke duruar me trimëri ndarjen dhe
mendimin tënd ia ofron Perëndisë si një ofer-
të bujare, atëherë do t’ia dalësh mbanë ta ka-
përcesh edhe këtë dallgë. Dhe atë që nuk e
bën koha, do ta bëjë dashuria e Perëndisë. Por
ndodh e kundërta nëse me mendimet e këqija
fillon të torturosh veten, me kalimin e kohës
dashuria do të shuhet, dhe ti nuk ke për të fituar
asnjë shpërblim…
… Ki kujdes se mos me ato që bëjmë ne në
këto raste kur vajtojmë e çirremi, në të vërtetë
mos janë vepra të armiqve dhe të kundërshta-
rëve tanë. Sepse, nëse do ta çonin burrin tënd
në pallatet mbretërore dhe do ta kurorëzonin
a do ta godisje kraharorin për të dhe a do të
vajtoje me të madhe, duke thënë se je miku i
atij që kurorëzohet? Sigurisht jo, sepse do të të
quanin armik dhe kundërshtar të madh. Por
edhe një gjë tjetër nuk është karakteristikë e
njeriut që do. Pra si është e mundur të dojë që
një njeri i tij i dashur, të ndodhet në vuajtje të
mëdha dhe para një të ardhmeje të panjohur?
Ndërsa, kur largohet mirë nga ana shpirtërore
nga kjo botë, ai kurorëzohet dhe ecën në rrugë
të drejtë. Apo a mund të dëshirojë njeriu që i
afërmi i tij të ndodhet në mes të shtrëngatave
në dete të rrezikshme e të mos kthehet sa më
shpejt në liman? Kjo është shenjë e një njeriu
që nuk e do të afërmin.
“Pres ngjalljen e të vdekurve”
… Nuk ndihmojnë lotët për këtë, por lutjet,
faljet, lëmoshat dhe ofertat. Sepse këto nuk u
shpikën kështu thjesht, as nuk e bëjmë në më-
nyrë rastësore kujtimin e të fjeturve në miste-
rin e shenjtë të Eukaristisë Hyjnore, kur ofroj-
më për hir të tyre, qengjin në Tryezën e Shenjtë,
i Cili mori mbi Vete mëkatin e botës, por e bëj-
më që të vdekurit të përfitojnë dobi prej këtyre.
As prifti nuk qëndron më kot në altar kur kry-
het Liturgjia Hyjnore, duke thirrur për hir të të
gjithë të fjeturve që besuan te Krishti. Edhe
përkujtimorja që bëhet për hir të tyre, nuk shkon
kot. Sepse, nëse kujtimi nuk do të bëhej për hir
të tyre, nuk do të thuheshin as këto fjalë për
prehjen, sepse adhurimi ynë nuk është teatër,
larg qoftë, por këto të gjitha janë bërë me urdhër
të Shpirtit të Shenjtë.
… Le të mos reshtim kurrë së ndihmuari
gjithë ata që u larguan nga kjo botë, duke ofruar
lutje të përsosura për hir të tyre. Sepse para
nesh ndodhet mjeti që pastron tërë botën, pra
Liturgjia Hyjnore. Për këtë arsye marrim guxim
dhe lutemi për tërë botën, dhe atëherë përme-
ndim edhe të fjeturit bashkë me martirët, bash-
kë me omologjetët, bashkë me priftërinjtë. Sep-
se të gjithë jemi një trup, edhe pse disa gjymtyrë
janë më të shkëlqyeshme sesa të tjerat. Dhe
është e mundur që të fjeturve tu jepet ndihmë
nga çdo anë, pra nga lutjet, nga ofrimi i dhura-
tave, nga shenjtorët që përmenden tok me ta.
Përse, pra, vajton dhe vuan, kur është e mundur
t’i sjellësh një falje kaq të madhe atij që u largua
nga kjo botë?
Por ti më thua gjithashtu, se ngele e vetme
dhe humbe mbrojtësin tënd. As këtë nuk duhet
ta thuash. Sepse nuk humbe edhe Perëndinë
bashkë me burrin tënd. Pra, për sa kohë ke Pe-
rëndinë, Ai do të jetë edhe më shumë se atë, se
bir dhe se i afërm. Sepse edhe ata që u larguan
nga kjo botë, Perëndia t’i ka dhuruar, dhe Ai i
bëri të gjitha, e jo ata… Thuaj: “Ti, o Perëndi, je
Atë i jetimëve dhe Gjykatës i vejushave” dhe
kështu do të kesh ndihmën e Tij. Në këtë çast
do të fitosh më tepër ndihmën e Tij, do ta kesh
më afër se më parë, do të kujdeset më tepër
për ty, sepse ke më shumë nevojë.
… Mos e zemëro Perëndinë por ta falënde-
rosh, me qëllim që me falënderimin të largohet
reja e shpirtdobësisë sate. Thuaj siç tha edhe
Jovi i drejtë: “Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë”
(Jov 1:21). Mendo pak se sa të shumtë janë ata
që e lavdërojnë më tepër se ti Perëndinë, edhe
pse nuk patën kurrë fëmijë, as u quajtën baba-
llarë dhe nëna. Por ti thua se nuk do të doje të
kishe fare fëmijë, që të mos quheshe fare baba,
sepse do të ishte më mirë të mos e kisha fituar
gëzimin e atësisë dhe pastaj të më hiqej një gjë
e tillë. Të lutem, mos i thuaj këto, që të mos e
zemërosh Perëndinë dhe falënderoje për sa ke
marrë në jetë dhe për ato që nuk i ke deri në
fund. A nuk tha Jovi i drejtë: “Zoti ka dhënë dhe
Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit!” (Jov.
1:21)…
… Këtë bëj edhe ti dhe mendo brenda vetes
se të fjeturin nuk e mori një njeri, por Perëndia
që e krijoi dhe që përkujdeset për të më shumë
sesa ti dhe e di se cila është më e mira për të…
Duke ditur të tëra këto, le të kryejmë të gji-
thë vepra ngushëllimi, aq sa kemi mundësi për
sa ikën larg nesh me vdekjen e, në vend të vaj-
timeve dhe përmendoreve, le të bëjmë lëmo-
shë, lutje dhe oferta. Që edhe ata, si edhe ne, të
fitojnë të mirat që na premtoi Perëndia, me hi-
rin e njeridashjen e Birit të Tij të vetëmlindur,
të Cilit, bashkë me Atin dhe Shpirtin e Shenjtë,
i takon lavdia, fuqia dhe nderimi, tani e përherë
dhe në jetë të jetëve. Amin.