Që nga fillimi Kisha ka përdorur
përkthimin e Dhiatës së Vjetër, që
quhet “I të Shtatëdhjetëve” (Sept-
uaginta), i cili u hartua midis shek.
III dhe I para Krishtit, siç thuhet
nga një grup prej 70 dijetarësh, nga
vjen edhe emri. Ai është edhe
përkthimi më i rëndësishëm i Dhi-
atës së Vjetër (do të flasim më po-
shtë dhe për përkthime të tjera).
Por, përkthimi ka shumë gabime
gramatikore e sintaksore. Atëherë,
si e pranoi dhe e ka në përdorim
Kisha për dy mijë vjet, edhe pse
më pas u bënë, në kohëra të ndry-
shme, përkthime më të sakta?
Shkaku kryesor është se bëhet
fjalë për punë parakristiane, që u
realizua nga vetë hebrenjtë, në
Aleksandrinë e Egjiptit. Në atë ko-
hë gjuha hebraike ishte harruar
jashtë Palestinës. Madje në Pale-
stinë në kohën e Krishtit flitej gjuha
aramaike, një degë semitike mjaft
afër hebraishtes. Është dome-
thënëse se Dhiata e Re u shkrua
greqisht, përveç Ungjillit të Mat-
theut, që u shkrua hebraisht, por u
përkthye shpejt ose nga vetë apo-
stulli, ose me mbikëqyrjen e tij. Më
tej, letra e Pavlit për romaket është
greqisht.
Pra, Kisha, me shumë urtësi,
mbajti Septuagintën dhe jo ndonjë
përkthim tjetër paskristian, që të
mos akuzohej se e kishte përshta-
tur sipas interesave të saj.
Le të marrim një shembull: Në
profecinë e njohur të Isaisë, që tho-
shte se Krishti do të lindej nga një
virgjëreshë (7.14), teksti hebraik
nuk e ka fjalën “almah” (= virgjëre-
shë), por “betulah” (= grua e re,
para kohës së martesës). Për këtë
fjalë është bërë debat i madh. Në
atë kohë ishte e paimagjinueshme
që një vajzë para martesës të mos
ishte vajzë dhe etika e Moisiut ishte
shumë strikte.
Pra, përkthimi në këtë pikë dha
kuptimin e pasazhit. Dhe, nëse do
të nënkuptohej një grua e zakon-
shme dhe jo e virgjër, pse profeti
Dhiata e Vjetër
në adhurimin e Kishës (Septuaginta)
Nga Arkimandrit
Justin Anthimiadhi
thotë tamam më parë, në të njëjtin
varg: “Zoti do t’u japë një çudi: Ja
që virgjëresha do të bëhet shtat-
zënë…”? Si do të ishte mrekulli,
meqë të gjitha gratë ishin virgjëre-
sha para martesës dhe lindjes? Pra,
nëse do ta kishim përkthyer ne, më
pas, “gruan e re para martesës” me
fjalën “virgjëreshë”, do të na aku-
zonin për shtrembërim apo falsifi-
kim të tekstit. Në këtë pikë ata që
realizuan Septuagintën devijuan
pak nga ana letrare, por patjetër kjo
u bë me hyjfrymëzim, se dogma për
zënien e së Tërëshenjtës është
diçka bazë për Krishterimin.
Për raste dhe arsye të tilla, Ki-
sha preferoi ta mbante dhe ta për-
dorte përkthimin e Septuagintës,
sado që ekzistojnë edhe tri përkthi-
me të tjera, që nga shek. I dhe II
pas Krishtit. Kuptohet, se ka dhe
përkthime të tjera të mëvonshme.
Nuk ka vend gjithashtu, mendimi
se Etërit dhe shkrimtarët e Kishës
nuk dinin hebraisht, dhe kështu Ki-
sha mbajti detyrimisht përkthimin
e Septuagintës. Janë të famshme
“Eksapla” (gjashtëfish) e Origjenit.
Shën Epifani, kryepiskopi i Qipros,
ishte izraelit, shën Lukiani korrigjoi
e plotësoi përkthimet e mëparshme
etj. Por dhe në vazhdim ka pasur për-
kthime e deri më sot (p.sh. Dhiata
e Vjetër, mbikëqyrje e përgjithshme
nga prof. dr. Athanas Hastupi, për-
kthimi nga teksti hebraik i korrigjuar,
Athinë 1960). Por edhe vetë përkthy-
esit, nuk pretendojnë që të futen në
përdorim adhurimi punët e tyre.
As Etërit e Mëdhenj e Mësuesit
Ekumenikë nuk guxuan ta preknin
tekstin liturgjik të Septuagintës.
Shën Grigor Theologu p.sh., ishte
një filolog dhe letrar tejet i famshëm,
një kolos! Në poezinë e tij ndjek
Homerin. Por dhe në shekujt e fun-
dit ka pasur figura të mëdha nga
ana e gjuhës dhe e teologjisë, si
Nikodhim Ajioriti (1749-1809).
Para Grigor Theologut jemi xhuxhë
në fushën letrare, ndërsa në fushën
e hyjfrymëzimit jemi pluhur!
Nga ana tjetër, edhe teksti he-
braik që kemi, ka defekte dhe nuk
dimë cili është versioni më origjinal
në pika ku përkthimet ndryshojnë
disi, prandaj i studiojmë paralelisht.
Heretikët thonë se për të tër-
hequr lexuesit, duhet të përkthehet
Shkrimi i Shenjtë në një gjuhë “të
rrjedhshme”. Por fjala e Perëndisë
nuk është roman për shijim estetik!
Kënaqësi letrare është e mundur
të gjejmë gjetiu. Bibla ka “hare-dhi-
mbje”, ka lajmin e mirë, por u
shkrua me dhimbje e lot, thanë, dhe
kryesisht zbatohet me dhimbje, lot,
madje dhe me gjak! Nëse kemi një
herë përtaci për ta lexuar, do të
kemi njëqind herë përtaci që ta
zbatojmë! Etërit thanë “jep gjak, që
të marrësh shpirt”!
Mirë, por si do ta bëjmë Ungjillin
më të afrueshëm te populli i Perë-
ndisë?
Fatkeqësisht nuk kemi ende në
shqip një shpjegim të Biblës. Në
vende të tjera ekzistojnë punë të tilla
të mrekullueshme nga teologë
orthodhoksë. D.m.th., përkthimi i
saktë nga ana letrare dhe poshtë
komentet e Etërve të shenjtë dhe
të tjerëve ose, të paktën, përkthim
i lirshëm, i zgjeruar dhe jo fjalë për
fjalë. Mirëpo, siç thamë, këto punë
nuk janë për përdorim liturgjik dhe
madje asnjë nga përkthyesit nuk e
pretendon diçka të tillë.
(Vijon në numrin e ardhshëm)