EmailFacebookKontakt

Ata që e deshën dhe kontribuuan për Kishën tonë: Atë Spiridhon Simandiri

Në datën 26 dhjetor u mbushën
8 vjet nga dita e fjetjes më Zotin e
atë Spiridhon Simandirit, një prej
bashkëpunëtorëve të palodhur të
Kryepiskopit Anastas në ringritjen
e Kishës sonë Orthodhokse. Ky
punëtor i palodhur i besimit, me
përkushtim e kontribut të jashtë-
zakonshëm, prehet sot në kishën
“Ngjallja e Krishtit” në Pire, ku u
krye edhe ceremonia e varrimit nga
Kryepiskopi ynë, më 29 dhjetor
2009. Në atë rast, në fjalën për-
kujtimore, Fortlumturia e Tij tha:
“Atë Spiridhon Simandiri ishte një
fizionomi e veçantë, që jetoi thirrjen
e tij priftërore me një mënyrë të-
rësisht të përkushtuar, me dashuri
konkrete mahnitëse. Të gjithë do
ta kujtojmë me mirënjohje… Ai
ishte gjithmonë njeriu që ofrohej për
të shërbyer dhe për të dhënë zgjidh-
je në çdo problem praktik që mund
të shfaqej… Në dhjetëvjeçarët e
fundit, kur vendosi t’i përkushtohej
tërësisht Kishës si prift, ai vrapoi si
shqiponjë nga njëri cep i Shqipërisë
dhe i Greqisë në cepin tjetër, për të
ndihmuar, për të transmetuar mesa-
zhin e Ungjillit, për të mbështetur
dhe ngushëlluar njerëzit. Si
Kryepiskop, do ta kujtoj përherë
me mallëngjim të thellë, sepse ishte
një nga bashkëpunëtorët e mi më
të mirë, i palodhur, gjithmonë
frytdhënës në çdo lloj fronti ku
punonte, si në Afrikë, ku jetuam
bashkë për një kohë të shkurtër,
ashtu dhe në vitet e fundit në
Shqipëri. Ai ishte me të vërtetë
njeriu që i përgjigjej çdo nevoje “si
përgjegjës për furnizimet”. Qoftë
qytet apo fshat, qoftë shkollë apo
enori, atë Spiridhoni gjithnjë ishte
ai që realizonte mendimet dhe ven-
dimet tona dhe jepte përherë zgjidh-
je, “pa ndërprerje” siç thotë apo-
stull Pavli. “Përkujtojmë veprën e
besimit, të mundimit të dashurisë
dhe të durimit të shpresës” së vë-
llait. Besimi i tij kthehej vazhdimisht
në vepër, çdo vepër e tij ishte e bru-
mosur me një besim të zjarrtë dhe
me gjithë shpirt. Dashuria e tij ishte
përherë e lidhur me mundim dhe
vetësakrificë dhe çdo mund i tij
ishte gjithmonë i painteres. Ishte
njeriu i durimit dhe i shpresës, ma-
dje edhe në raste të pashpresa. Du-
roi një sërë sprovash, si të brend-
shme dhe të jashtme, duke e pasur
përherë vështrimin në personin e
Zotit tonë, për të Cilin i la të gji-
tha… Bën pjesë në brezin e atyre
që e morën Krishtin shumë seri-
ozisht, jo thjesht si një mësues dhe
udhërrëfyes, por si Zotin e Kryqë-
zuar dhe të Ngjallur dhe përpiqej
ta përjetonte gjithnjë këtë mister në
gëzimin e shpresës dhe të Ngjalljes.
Prandaj mbetet edhe një udhë-
rrëfyes i mrekullueshëm si për
klerikët, ashtu edhe për laikët. Jetoi
misterin e dashurisë dhe të vetë-
sakrifikimit. Ishte ai i cili jo thjesht
jetoi urdhëresën themeltare të
dashurisë, por, duhet të shtoj, jetoi
edhe porosinë e fundit të Zotit, që
shumë shpesh harrohet “shkoni
mësoni të gjitha kombet”. Duke qe-
në i pranishëm në zona dhe fronte
që për të tjerët ishin shumë të lar-
gëta dhe nuk njiheshin. Kujtimi i tij
do të jetë i paharruar dhe i gjallë…”.
Ndërsa të dielën, më 31 janar,
në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindë-
ses” në Tiranë u bë edhe Për-
shpirtja në 40 ditët e fjetjes së atë
Spiridhonit.
Atë Spiridhon Simandiri lindi më
17 korrik 1927, në Pire. Profesioni
tij i mëparshëm ishte jurist në
karrierë, ku u shqua për profesi-
onalizmin dhe integritetin e lartë.
Por dallohej edhe për besimin e
madh dhe impenjimin në veprimtari
të ndryshme të Kishës, që e bënë
t’i përkushtohej plotësisht asaj. Ndaj
u dorëzua dhjak në nëntor 1989 nga
Mitropoliti i Sidhirokastros Joani dhe
pas pak ditësh u dorëzua në gradën
e priftit në ishullin Tinos. Me dëshirë
hierapostolike atë Spiridhoni ofroi
të gjitha mundësitë dhe dhuntitë e
tij në Greqi, në Afrikë dhe në veçanti
këtu në Shqipëri. Atë Spiridhoni,
ndonëse në moshë të thyer, ishte
ndër bashkëpunëtorët e parë që
ndoqi nga pas Kryepiskopin
Anastas, në gjithë përpjekjen kolo-
sale për ringjalljen dhe zhvillimin e
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Fjalëpakë e punëtor i
paepur, i pakursyer në sakrifica,
duke mos llogaritur lodhjet fizike
dhe shpirtërore në përballimin e vë-
shtirësive, atë Spiridhoni kontribuoi
në mënyrë të veçantë në përpjekjen
thuajse njëzetvjeçare në Shqipëri.
Ata që e deshën dhe kontribuuan për Kishën tonë
– Atë Spiridhon Simandiri -bashkëpunëtor i palodhur i Kryepiskopit Anastas
në ringritjen e Kishës sonë Orthodhokse –

(Vijon në faqen 8)

Sidomos ishte e vyer puna e pa-
lodhur që bëri atë Spiridhoni në atë
sektor aq të vështirë, por të do-
mosdoshëm, të ringritjes së infra-
strukturës së objekteve të adhurimit
dhe atyre të administrimit e shko-
llimit. Ishte dashuria për Perëndinë,
besimi i thellë se edhe në këtë vend
aq të vuajtur nga persekutimi mund
të rilindte shpresa, bindja e thellë
dhe respekti i veçantë për personin
e Kryepiskopit Anastas, elemente
nxitëse, të cilat bënë që atë Spiri-
dhoni të vazhdonte deri në momen-
tet e fundit para ndarjes nga jeta të
ishte punëtor i heshtur i Ungjillit.
Shumica e besimtarëve, edhe në
fshatrat më të largëta dhe të
izoluara, edhe në situatat më të vë-
shtira dhe konfliktuale në vendin
tonë, e kanë njohur atë Spiridhonin
kur u çonte ndihmat dhe donacionet
e dhëna apo të siguruara nga
Kryepiskopi Anastas për zbutjen e
pasojave sociale. Jo vetëm ndihma
Ata që e deshën dhe kontribuuan për Kishën tonë
humanitare, por edhe në materiale
apo pajisje të vlefshme për luftimin
e varfërisë dhe ngritjen e nivelit të
jetesës. Atë Spiridhoni ishte një
meshtar i qetë, e përjetonte misterin
dhe të tërhiqte vëmendjen në kishë
kur kryente shërbesa dhe Liturgjinë
Hyjnore. I kudogjendur dhe me
modesti, një njeri që gjithçka vinte
re dhe përpiqej me sa mundte të
rregullonte aty ku gjërat nuk
shkonin mbarë, ai la gjurmën e tij

(Vijon nga faqja 7) në një periudhë prej dy dhjetëvjeça-
rësh.
Për të përkujtuar atë Spiridhonin
dhe veprën e tij në Shqipëri, të
dielën, në datën 23 dhjetor 2017, në
përvjetorin e tetë të ditës së fjetjes
së tij më Zotin, u krye një përshpirtje
në kishën “Ungjillëzimi i
Hyjlindëses”.
Arkimandrit Kozma Prifti

2