Duke realizuar një hap të më-
tejshëm në kuadrin e bashkë-
punimit të Fondacionit “Logos” me
Shkollën Amerikane të Bujqësisë të
Selanikut, në sektorin e përgatitjes
së kuadrit për sektorin agroushqi-
mor, në datat 2, 3 dhe 4 shkurt, u
organizua një Seminar për Kualifi-
kimin në vijim. Me bekimin e
Kryepiskopit Anastas, President i
Fondacionit “Logos”, u përzgjodh
Gjirokastra për zhvillimin e trajnimit
në ambientet komode të Komple-
ksit arsimor “Emmaus”.
Zhvillimi i seminarit në Mitro-
polinë e Gjirokastrës, përveç se
kontribuon në shtrirjen e Programit
Agroushqimor të Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
funksionon edhe si një ndërhyrje –
pilot në momentin e duhur, për të
mbështetur popullsitë lokale në
kapjen dhe realizimin e ideve të
biznesit. Shoqëria në zonat rurale
ndodhet nën trysninë e braktisjes
dhe shthurjes demografike dhe
bujqësia, sidomos idetë për bujqësi-
në alternative, përbëjnë një sektor
ku mund të provohet biznesi agro-
ushqimor.
Seminari i kualifikimit, që u
realizua nën drejtimin e pedago-
gëve të specializuar të Shkollës
Amerikane të Bujqësisë të Sela-
nikut, ndoqi të njëjtat linja që dikton
përvoja shumëvjeçare e Kursit të
tyre të Kualifikimit në vijim dhe gja-
të gjithë jetës të bujqve dhe blegto-
rëve në të gjithë Greqinë. Për të
zgjedhur temat e këtij Seminari të
parë, kishin paraprirë vizita të
specialistëve, që kishin përcaktuar
ato më të vlefshme për t’u zhvilluar.
Temat që u referuan dhe me
praktika të didaktikës biomatike të
personalizuara, ishin grupuar në tre
kapituj trajnimi:
– Teknika bashkëkohore në
bujqësi – Kultivimi dhe trajtimi i
Bimëve Aromatike dhe Farmace-
utike.
– Përdorimi dhe aplikime të
Bimëve Aromatike e Farmace-
utike.
– Administrimi i fermave bleg-
torale.
Pati mjaft interes për të marrë
pjesë ë këtë seminar nga zona të
ndryshme të Gjirokastrës, si nga
fermerë që kanë ferma të ngritura,
por edhe nga të interesuar për të
investuar në këtë sektor. Morën
pjesë edhe specialistë të bujqësisë
e blegtorisë nga Drejtoria Rajonale
e Bujqësisë së Gjirokastrës. Ve-
primtaria u përshëndet nga drejtori
i saj, z. K. Rrapi.
Interes të posaçëm treguan
gratë, për të mësuar metoda të apli-
kimit të bimëve farmaceutike dhe
aromatike në prodhime të thjeshta
artizanale të shërbimit të higjienës
së përditshme, që në zona me
aktivitet turistik dhe të pasura në
bimësi të tilla si tonat, mund të
përbëjnë burim plotësues të ardhu-
rash familjare.
Interesante ishte edhe tema që
iu referohej rezervave të vendit to-
në për sa i përket faunës së bimëve
aromatike dhe farmaceutike (BAF)
SEMINAR KUALIFIKIMI
NË SEKTORIN AGROUSHQIMOR
dhe alternativave të fermës të
bazuar në kultivimin dhe trajtimin e
tyre pas mbledhjes në standarde të
unifikuara të BE. Një praktikë e tillë
e bujqësisë alternative dhe ndoshta
kultivime biologjike përbëjnë një
rrugë të sigurt për gjetjen e tregjeve
dhe garantimin e çmimeve të shi-
tjes, për të maksimalizuar rendi-
mentin e fermave.
Ligjëruesit dhe trajnuesit nga
Shkolla Amerikane e Bujqësisë
ishin: Dekani i Kursit të Kualifikimit
në Vijim, Dr. Evangelos Vergos, Dr.
Kristos Vasilikiotis (BAF), MaSc
Kostas Zoukidis (Bujqësi Mode-
rne), Dr. Eleftherios Pavlou (Ferma
Blegtorale), si edhe znj. Kristina
Sechidou (Aplikime të BAF).
Seminarin nga pikëpamja e orga-
nizimit dhe mbarëvajtjes e mbë-
shteti znj. Anna Papakonstantinou.
Ky Seminar Kualifikues, në
vazhdim të atij Promovues për Pro-
gramin Agroushqimor të Kishës
sonë, që u organizua në verë në
Manastirin e Ri të Shën Vlashit,
avancon realizimin në praktikë të
këtij bashkëpunimi me Shkollën
Amerikane të Bujqësisë, që do të
kurorëzohet me themelimin e
Kolegjit Profesional Agroushqimor
në Sukth.
Përmes këtij Seminari dhe të
atyre që do të vijojnë në treva të
tjera të Kishës sonë, nën frymë-
zimin dhe orientimin e Kryepiskopit
Anastas, synohet përfitimi i dijeve
të posaçme dhe të dobishme nga
fermerët e specialistët e bujqësisë
dhe blegtorisë, por edhe krijimi i
lidhjeve të qëndrueshme me spe-
cialistët e Shkollës Amerikane, por
dhe të ndërsjella mes bujqve në
krijimin e rrjeteve funksionale.
Orfea Beci
Në Mitropolinë e Gjirokastrës