EmailFacebookKontakt

E Hëna e Bardhë në Manastirin e Pepelit

E Hëna e Bardhë, dita e parë e
Kreshmës së Madhe të Pashkës,
dikton meditim dhe thellim shpirtë-
ror. Këtë ditë, Hirësia e Tij Dhimitri
ka zgjedhur ta shndërrojë në një
traditë të bukur për Mitropolinë e
Gjirokastrës. Në këtë ditë qendra
e shërbesave adhuruese që para-
shikon Tipikoja e Kishës sonë zhve-
ndoset në Manastirin dikur të Ndri-
tur të Trinisë së Shenjtë, pranë Pe-
pelit, në Dropull. Këtë manastir e ka
vizituar në mënyrë të përsëritur
edhe Kryepiskopi Anastas dhe rivi-
talizimi i tij, në mungesë të një vë-
llazërie murgjish, ka qenë nën ku-
jdesin e tij me idetë e panegjireve,
të veprimtarive të përsëritura shpirtë-
rore, të ekskursioneve të të rinjve etj.
Kështu edhe sivjet, të Hënën e
Bardhë, 19 shkurt, nën kryesimin e
Mitropolitit Dhimitër, klerikë që
shërbejnë në zonat e Dropullit, be-
simtarë nga fshatrat përreth, ba-
shkëpunëtorë të Mitropolisë, nxën-
ës e të rinj dhe në veçanti nxënësit
e Shkollës së Mesme Kishtare
“Kryqi i Nderuar” me pedagogët e
tyre, me përdëllimtarinë që pe-
riudha e Kreshmës së Madhe dik-
ton, u mblodhën në Kishën sheku-
llore të këtij Manastiri, për t’u lutur
që Zoti dhe Perëndia ynë Jisu
Krisht të fuqizojë përpjekjen e tyre
shpirtërore. Atmosfera ishte vërtet
manastiriale dhe, pas përfundimit të
psalmeve të ditës (Orthri dhe Orët
e të Hënës së Bardhë), nga zërat
rinorë të korit të Shkollës “Kryqi i
E HËNA E BARDHË NË MANASTIRIN E PEPELIT
Nderuar”, u dëgjua ligjëratë shpirtë-
rore nga hieromonaku Porfir,
bashkëpunëtor i Kishës sonë, mbi
Kreshmën dhe çfarë kanë thënë se
duhet bërë Apostull Pavli dhe Etërit
e Mëdhenj dhe Mësues Ekumenikë,
për të qenë ajo e pëlqyer nga Perë-
ndia dhe e dobishme për shpëtimin
tonë. Pendimi dhe agjërimi, lutja
dhe sidomos dashuria e shpre-hur
me akte konkrete, janë stadet e
arenës së madhe të Kreshmës për
të mbërritur e për të parë Ngjalljen
e Zotit tonë Jisu Krisht.
Të gjithë të pranishmit pas
akolluthive dhe ligjëratës shpirtë-
rore, si edhe qerasjes tradicionale
kreshmore në ambientet e Manasti-
rit, duke marrë edhe bekimet e Mi-
tropolitit, i uruan atij dhe njëri-tjetrit
“Kreshmë të mbarë dhe të beku-
ar!”. Edhe për këtë vit, ky ishte një
rast për lutje të përbashkët, në një
çast kaq të rëndësishëm për jetën
shpirtërore të besimtarit Orthodho-
ks, siç është hapja e Kreshmës së
Madhe, periudhë ndjese dhe faljeje
të ndërsjellë, për të pasur ndjesën
e fajeve nga Ati Qiellor.
Në ambientin e mrekullueshëm
të natyrës përreth Manastirit, të
rinjtë dhe nxënësit patën rastin të
bënin lojëra të ndryshme dhe sido-
mos ngritjen e balonave kara-
kteristike, si simbolikë të ngritjes së
shpirtit drejt qielloreve. Ata, me
praninë e tyre, rinuan ambientin e
Manastirit, që dikur ishte plot nga
jeta shpirtërore dhe lutjet e etërve
të dedikuar, por njëherësh i rino-
vuan fuqitë e tyre për t’iu rikthyer
bankave të shkollës. Motoja e
Kryepiskopit Anastas, një pedagog
i vyer dhe i sprovuar për rininë tonë
shkollore, është që t’i ngjajnë da-
llëndysheve me dy krahë: dije dhe
akumulim i saj nga njëra anë dhe
lutje për të pasur ndihmën e Perën-
disë në anën tjetër. Kështu, me ve-
primtari si e sotmja, motoja e
Kryepiskopit bëhet mësim praktik
i bekuar dhe i vlefshëm për të gjithë
jetën e të rinjve.
(Korresp. i “Ngjallja”)

2