EmailFacebookKontakt

Të njohim 4 dhjakonët që shërbejnë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë

Dhjakon Stephanos Ritsi
Lindi më 28 tetor 1985, në një familje misionarësh orthodhoksë, në
Boston, MA, USA.
Në fëmijëri jetoi në Kenia, Afrikë (1987-1990) dhe Tiranë, Shqipëri
(1992-1998), ku i ati kreu shërbim hierapostolik.
Në vitin 2003 filloi studimet në Universitetin e Floridës, ku u diplomua
për shkenca politike (BA), si dhe për klasike.
Në vitin 2008 filloi studimet në kolegjin Holy Cross (Master në teologji).
Në vitin 2015 filloi studimet në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut
(doktorant në vitin e 3-të).
U dorëzua dhjakon nga Kryepiskopi Anastas (22 janar 2014). Jep
mësim në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, punon me të rinjtë etj.
I martuar me Aleksandra Polychronopoulos. Dhjakonesha ka studiuar
edukim për ciklin parauniversitar (BA në Elementary Education).
Jep mësim në shkollën shqiptaro-amerikane “Protagonistët”, ndihmon
me fotografimin e veprimtarive, jep emision në Radio “Ngjallja” etj.
Kanë një djalë, 2 vjeç.
Dhjakon Spiro (Vital) Topanxha
Lindi nga një familje e krishterë në Divjakë, më 18 gusht 1984.
Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.
Kreu studimet në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën
Vlash, Durrës (2002-2006).
Punoi në Zyrën Qendrore të Fëmijëve të Kishës (2006-2014).
Kreu studimet për Punë Sociale në Universitetin e Tiranës (2014).
U hirotonis dhjakon nga Kryepiskopi Anastas (13 prill 2014).
Në vitin 2006 u martua me Mikea (Eriola) Markun.
Dhjakonesha ka mbaruar Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”
dhe punon në Zyrën Qendrore të Fëmijëve të Kishës.
Kanë dy fëmijë, një djalë 10 vjeç dhe një vajzë 2 vjeçe.
Shërben në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, si dhe në Zyrën e
Kryepiskopit.
Dhjakon Kristo Xhaferi
Lindi në Korçë, më 3 maj 1988, i biri i atë Sotirit.
Studimet e mesme i kreu në Kolegjin Kishtar “Kryqi i Nderuar”,
Gjirokastër.
Kreu Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.
Bëri Kolegjin Universitar “Logos”, Bachelor (2010), Master profe-
sional, në degën Financë-Kontabilitet (2013).
U hirotonis dhjakon nga Kryepiskopi Anastas, më 1 qershor 2016.
Aktualisht, shërben në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe punon
ekonomist në Zyrën e Financës të Kishës.
I martuar me Entela Kostrista- Kavaja, me origjinë nga familje e krishterë.
Dhjakonesha ka studiuar Shkencat Natyrore, Matematikë (Bachelor e
Master Shkencor), me titull MSC.
Është asistent-lektore dhe në Qendrën e Kërkimit Shkencor në Kolegjin
Universitar “Logos”.
Shërben në Enorinë e “Shën Prokopit”, si pjesë e korit të radios “Ngjallja”.
Hierodhjakon Anastas (Enkeled, Paskal) Mamaj
Ka lindur më 6 gusht 1979, në Vlorë.
Studimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje.
Studimet e larta i kreu për Administrim-Biznes, në Universitetin “Ismail
Qemali” të Vlorës, në vitet 2001-2005.
Në vitet 2005-2009 kishte përgjegjësi të ndryshme në Bankën Italo-
Shqiptare (më tej Intesa Sanpaolo). Nga 2009-2017 Manaxher Opera-
cional (zëvendësdrejtor), që nga krijimi i Union Bank, dega Vlorë.
Paralelisht, në vitet 2006-2014, ishte anëtar i Këshillit Kleriko-Laik të
Kishës dhe anëtar i komisioneve ekonomike dhe kontrollit të këtij Këshilli.
Në vitin 2017 ka ndjekur studime në Akademinë Teologjike “Ngjallja
e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës.
Me 22 janar 2018 u hirotonis hierodhjakon nga Kryepiskopi Anastas.
Aktualisht, shërben në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe kontribuon
në administrimin e pronave dhe veprimtarinë ekonomike të Kishës.
Të njohim 4 dhjakonët
që shërbejnë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë

9