EmailFacebookKontakt

Nuk ka nder më të madh për një njeri sesa të jetë ndërmjetues i Mbretërisë së Perëndisë

“Beko Zotin, o shpirti im, dhe gjithçka
brenda meje emrin e tij të shenjtë”
Zemra jonë mbushet me dhok-
sologji për Perëndinë edhe në këtë ditë
të sotme. Edhe një i ri tjetër i arsimuar,
i rritur brenda gjirit të shoqërisë shqiptare
vendos të përkushtojë tërë jetën e tij në
shërbim të Kishës.
I dashuri im, nëndhjakon Anastas, i ke
dëgjuar të gjitha sa duhet të dije për këtë
mision të madh. Në leximet e sotme bi-
blike këto u theksuan edhe më fort. Dë-
gjuam apostullin të sigurojë Timotheun,
që edhe sot e kremtojmë së bashku me
shën Anastasin: “Sepse Perëndia s’na ka
dhënë shpirt frike, por fuqie dhe dashu-
rie e urtësie” (2Tim.1:7). Pra, ec pa
pasur asnjë frikë drejt këtij misioni të
madh, të cilin Kisha po ta ngarkon sot
në mënyrë zyrtare. Kam vënë re se në
shpirtrat e shumë njerëzve endet një frikë
e çuditshme, frikë për çdo gjë. Ata që
kanë frikë Perëndinë, nuk frikësohen
nga asgjë tjetër në jetë, as nga njerëz të
vështirë, as nga kushtet e vështira, as nga
pengesa të tjera, që ngrenë krye gjatë
ecurisë së tyre. Zoti ynë na fal vazhdi-
misht këtë liri nga frika: “frymë fuqie dhe
dashurie e urtësie”.
Pas pak, ke për të dëgjuar, i ulur në
gjunjë, para Tryezës së Shenjtë, uratën
e hirotonisjes që Perëndia të të falë më shu-
më besë, më shumë fuqi, më tepër she-
njtërim, gjëra që karakterizonin Martirin
e parë dhe Dhjakonin e parë Stefan.
Në leximin e sotëm apostolik ka
edhe një fjalë tjetër kritike “vuaj së
bashku…”. Jeta e klerikut orthodhoks
nuk është gjithnjë e lehtë. Nuk është ecje
në mes të fushave me lule. Është rrugë
e përpjetë në një mal madhështor, në
një pyll të mrekullueshëm, por ka rrugë
të vështira dhe gjemba. Mos u shqetëso
“Nuk ka nder më të madh për një njeri
sesa të jetë ndërmjetues i Mbretërisë së Perëndisë”
Mesazhe nga Kryepiskopi Anastas për rëndësinë e të qenit klerik orthodhoks
për gjërat që të ngrihen kundër. Kur
Krishti është pranë nesh, nga çfarë gjëje
tjetër duhet të kemi frikë dhe të shqe-
tësohemi? Kjo frymë vetësakrifikimi për
dashurinë e Perëndisë e mbush zemrën
me paqe dhe durim rezistues.
Përpiqu ta jetosh misterin e besimit
dhe të shërbesës thellë dhe në mënyrë
të ndërgjegjshme. Të gjithë sa marrim
pjesë në Liturgjinë e sotme Hyjnore, lu-
temi që Zoti të të çlirojë çdo ditë nga
“egoja” dhe të të shenjtërojë; ta mbushë
qenien tënde me shumë dashuri, me shu-
më besim dhe me shumë fuqi.
E kam thënë edhe në raste të tjera,
se Shqipëria ka nevojë për shumë
gjëra, por mbi të gjitha ka nevojë për
klerikë të shenjtëruar. Për klerikë
që do të shërbejnë me përkushtim e
heroizëm. Dua të përsëris edhe një
herë tjetër këtë dhimbje që unë kam
e këtë dëshirë të madhe, që u drej-
tohet kryesisht të rinjve që ndodhen
mes nesh: Nuk ka nder më të madh
për një njeri sesa të jetë ndërmje-
tues i Mbretërisë së Perëndisë, i
Mbretërisë së të vërtetës, të drej-
tësisë dhe të dashurisë.
…Shqipëria ka nevojë për shumë gjëra, por mbi të gjitha ka
nevojë për klerikë të shenjtëruar, për klerikë që do të shërbejnë
me përkushtim dhe heroizëm.

5