Në kuadrin e Vitit Jubilar të Gjergj Kastriotit
Me rastin e 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit,
Skënderbeut, dhe Vitit Jubilar të shpallur me këtë rast, më 21 janar
2018, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, në fund të Liturgji-
së Hyjnore, u krye një Shërbesë Përshpirtjeje. Ajo u drejtua nga
Kryepiskopi Anastas, i cili foli edhe për figurën dhe veprën e tij madho-
re dhe të paharruar, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili
dhe Episkopi i Bylisit, Asti, si dhe nga klerikë të Kryepiskopatës.