Falënderim nga Rinia Orthodhokse “Bijtë e Dritës”,
Tiranë
…Ne të rinjtë orthodhoksë shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe ju
falënderojmë përzemërsisht për këtë veprim të urtë dhe të guximshëm.
Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Kryepiskopin Anastas është
vlerësim që ju i bëni atij si misionar i dashurisë pa kushte për njeriun dhe
në veçanti për vendin tonë….
Vlerësojmë gjithmonë nxitjen e tij që të mos largohemi nga Shqipëria
dhe të punojmë që vendi ynë të lulëzojë. Kjo është njëkohësisht edhe
sfidë për ne, por akti juaj i drejtësisë dhe i së vërtetës, Shkëlqesia Juaj,
z. President, na jep guxim dhe shpresë, që ne si të rinj të motivohemi dhe
ta shohim të ardhmen tonë dhe të vendit tonë plot dritë dhe përparim, që
edhe ne të renditemi përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës dhe të
krenohemi për vlerat dhe kulturën që përcjellin Shqipëria dhe shqiptarët…