Falënderim nga Lidhja e Grave Orthodhokse
Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Shkodër
I nderuar, Shkëlqesia Juaj, z. Ilir Meta, President i Republikës së
Shqipërisë, ju falënderojmë përzemërsisht dhe ju shprehim mirënjohjen
e thellë për veprën tuaj fisnike të dhënies së nënshtetësisë shqiptare
Kryebariut tonë, Anastas. Ky veprim juaji është njohje e punës së tij
historike dhe të mrekullueshme në ringritjen e Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë.
Tani, pas 26 vitesh, puna dhe vepra e tij madhështore, durimi dhe
këmbëngulja e dashurisë së tij, na tregoi të gjithëve cili është shqiptari i
vërtetë i këtij vendi. Ai na rriti në besim, përkrah tij kemi përjetuar
dashurinë dhe përkujdesjen për njerëzit në nevojë, vizionin e tij për edu-
kimin e brezit të ri, ofrimin e shërbimeve të shumta sociale dhe fuqizimin
e rolit të gruas në Kishë e shoqëri.