Nga klerikët e Mitropolisë së Korçës
Shkëlqesia Juaj, ndihemi thellësisht të emocionuar dhe njëkohësisht
të nderuar e të vlerësuar nga veprimi Juaj. Akti Juaj kushtetues, i vle-
rësimit dhe dhënies së nënshtetësisë shqiptare për kreun e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij dhe Krye-
bariut tonë, Imzot Anastasit…
Ky akt, ishte jo vetëm realizim i një drejtësie të munguar, por edhe
një mirënjohje për kontributin e paimagjinueshëm që Kryepiskopi Anastas
ka dhënë në ringritjen nga gërmadhat të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë, por edhe për përhapjen e imazhit dhe njohjes së saj në
gjithë botën…
Për të gjitha këto, Shkëlqesia Juaj, Ju falënderojmë në emrin tonë
personal dhe të komunitetit, të cilin baritojmë dhe përfaqësojmë.
Korçë, më 28.12.2017