EmailFacebookKontakt

Nga klerikët e Kryepiskopatës së Tiranës

Nga klerikët e Kryepiskopatës së Tiranës
I nderuar Shkëlqesi, z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,
Me gëzim të madh u informuam nga mediat për dhënien e shtetësisë
shqiptare nga ana Juaj Kryepiskopit, Fortlumturisë së Tij, Imzot Anastasit.
Përveç gëzimit dhe lumturisë që na solli ky lajm i shumëpritur, e
çmojmë aktin tuaj, si dhe vlerësimin tuaj për figurën dhe rolin e Krye-
piskopit Anastas në ringjalljen e besimit dhe ngritjen nga themelet të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të persekutuar e martirizu-
ar barbarisht nga regjimi i kaluar ateist… Ju jemi mirënjohës dhe Ju falë-
nderojmë nga zemra për këtë akt që është sa i mençur aq edhe burrëror,
i cili Ju tregon një njeri me vlera të larta dhe burrë të vërtetë shteti….
…I nderuar Shkëlqesi, ne klerikë dhe besimtarë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë lutemi çdo ditë në shërbesat tona kishtare “Për
Presidentin e Republikës, qeverinë, ushtrinë dhe për gjithë popullin”, si
dhe “Për shpirtrat e atyre që ranë fli për fe dhe për atdhe” dhe kontribu-
ojmë çdo ditë me punën dhe veprat tona për paqen dhe begatinë sociale
të mbarë popullit shqiptar…
Tiranë, më 29.12.2017

10