Nga Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Nikolla
…Ky lajm u prit me shumë gëzim, jo vetëm nga komuniteti ynë
orthodhoks, por nga të gjithë ata që njohin dhe nderojnë kontributin e
Kryepiskopit Anastas në bashkëjetesën harmonike të feve në vendin
tonë, si dhe Ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
pas regjimit komunist. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare Kryepiskopit
Anastas, ishte një akt tepër fisnik dhe i shumëpritur.
…Në emër të klerikëve dhe besimtarëve të Mitropolisë së Apollonisë
dhe Fierit, Ju falënderojmë për dhënien e nënshtetësisë shqiptare
Kryepiskopit tonë Anastas.
Fier, më 28.12.2017