EmailFacebookKontakt

Pas 25 vjetësh punë krijuese, Kryepiskopit Anastas i jepet nënshtetësia shqiptare

Përmes një letre të përzemërt përgëzuese,
Shkëlqesia e Tij, z. Ilir Meta, Presidenti i
Republikës së Shqipërisë, më 24 dhjetor 2017
i komunikoi Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit
dhe të Gjithë Shqipërisë, z. Anastas, dhënien
e nënshtetësisë shqiptare me dekretin
presidencial nr. 10700/22.12.2017. Letra iu
dorëzua Kryepiskopit në Qendrën Sinodike të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
nga z. Arben Cici, Drejtor Kabineti i
Institucionit të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë. Në letrën e tij, z. President i
referohet veprës së jashtëzakonshme të
Kryepiskopit, “i cili ka kontribuuar me
përkushtim në ringritjen e plotë kanonike dhe
shpirtërore të Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë”, si dhe “në fushën e arsimit,
shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit
rural, kulturës dhe mjedisit”, në ruajtjen e
harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës
ndërfetare të popullit shqiptar.
Kryepiskopi shprehu gëzimin e tij dhe e
falënderoi me gjithë shpirt Presidentin për kë-
të vendim të tij, si dhe për letrën shoqëruese,
duke theksuar se, që nga çasti kur u bë Krye-
piskop i Shqipërisë, ndihet dhe punon si qytetar
i përgjegjshëm i vendit. Natyrisht, ky vendim
gëzon më së pari të gjithë orthodhoksët e Shqi-
përisë, sepse i përgjigjet dëshirës së tyre të
gjallë dhe pritjes së drejtë e të gjatë.
Pas 25 vjetësh punë
krijuese, Kryepiskopit
Anastas i jepet
nënshtetësia shqiptare

14