EmailFacebookKontakt

E bashkuar dhe e organizuar, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do t’i qëndrojë besnike kanoneve dhe traditave të saj

Presidentit të Republikës,
zotit Sali Berisha,
Kryetarit të Kuvendit Popullor,
zotit Pjetër Arbnori,
Kryeministrit,
zotit Aleksandër Meksi,
Kuvendi Kleriko-Laik i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipë-
risë, i përbërë nga të gjithë klerikët
dhe përfaqësuesit e këshillave kish-
tare të të gjitha zonave arkieratike
të Shqipërisë, të zgjedhur nga be-
simtarët orthodhoksë të Tiranës,
Durrësit, Shkodrës, Kavajës, Elba-
sanit, Korçës, Pogradecit, Ersekës,
Leskovikut, Gjirokastrës, Përmetit,
Delvinës, Sarandës, Himarës, Vlo-
rës, Beratit, Fierit e Lushnjës, i
mbledhur në Durrës më 21.1.1993,
pasi u njoh me Projektligjin e pa-
raqitur nga Qeveria për komuni-
tetet dhe organizatat fetare, si dhe
me disa amendamente që duan t’i
shtojnë qarqe të caktuara, shprehet
unanimisht se:
1. Jemi dakord me projektligjin
e ri të paraqitur nga Qeveria si the-
llësisht demokratik e në përputhje
me frymën e lirë e përparimtare të
orthodhoksisë dhe me aktet e kon-
ventat ndërkombëtare të nënshkru-
ara nga shteti ynë.
2. Kundërshtojmë kategorikisht
amendamentet që tentohet t’i bë-
hen, të cilat i vënë komunitetet dhe
organizatat fetare në varësi të shte-
tit, çka bie ndesh me frymën e vetë
këtij ligji.
Duke i qëndruar besnikërisht
parimit të autoqefalisë, Kongresi i
ardhshëm kishtar do të përcaktojë
Statutin e ri të Kishës Orthodhokse

E bashkuar dhe e organizuar, Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë do t’i qëndrojë besnike kanoneve dhe traditave të saj
– peticion i Kuvendit Kleriko-Laik –
Autoqefale të Shqipërisë, e cila nuk
mund të funksionojë sot, në demo-
kraci, as mbi bazën e Statutit të
hartuar në kushtet e monarkisë dhe
as të atij të diktaturës.
Megjithëse Kisha jonë, pas
persekutimit të gjatë komunist u
gjend pa asnjë episkop, pa asnjë
pasuri e pronë dhe me një bazë
materiale thuajse krejtësisht të
shkatërruar, është fakt se sot Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqi-
përisë është e organizuar sipas tra-
ditave orthodhokse dhe e bashkuar
rreth Kryepiskopit të saj kanonikisht
të zgjedhur, Anastas, fakt ky që
siguron riorganizimin e saj të shpej-
të në të mirë të kombit, siç është
theksuar në mënyrë të përsëritur
edhe në peticionet e besimtarëve
orthodhoksë nga e gjithë Shqipëria.
Orvatjet për largimin e tij synojnë
që ta lënë Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë si një trup
pa krye. Ato janë në kundërshtim
me frymën demokratike të shtetit
tonë, me normat kombëtare e ndër-
kombëtare të Evropës së Bashkuar
dhe të rendit të ri botëror.
Çdo përpjekje për të penguar
funksionimin normal të Kishës sonë
do të përbënte një fatkeqësi të vërte-
të kombëtare dhe do t’i linte shteg
ndërhyrjes së Kishave të tjera nga
jashtë. Nga ana tjetër, një veprim i
mundshëm negativ i Parlamentit, në
kundërshtim me vullnetin e klerit dhe
besimtarëve orthodhoksë shqiptarë,
do ishte kanonikisht i pavlefshëm.
3. Gjithashtu, kërkojmë që të mi-
ratohet sa më parë ligji për kthimin
e pronave e pasurive edhe Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, si faktor i domosdoshëm për
ta bërë të pavarur ekonomikisht,
gjë që përbën predispozitë thelbë-
sore për qëndrueshmërinë e auto-
qefalisë.
Nga Kuvendi Kleriko-Laik
i Kishës Orthodhokse
Autoqefale
të Shqipërisë
Durrës, më 21.1.1993

14