EmailFacebookKontakt

Konferencë për çështjet e herezive

Nga data 30 tetor deri më 1
nëntor 2017, në Leptokaria, në
Mitropolinë e Kitrusit, Katerinit
dhe Platamonos, zhvilloi punimet
Konferenca e 29-të Panortho-
dhokse për çështjet e herezive dhe
të feve jo të ligjshme, me temë:
“Pseudoprofetë – pseudomesi dhe
kohët e fundit”. Kisha jonë u për-
faqësua në veprimtari nga Arki-
mandriti Kozma Prifti.
Në qendrën e konferencave të
Bashkisë së Katerinit, pasditen e
datës 30 tetor, u bë hapja e saj
me Shërbesën e Ajazmës. Fjalën
e hyrjes e mbajti Kryetari i Këshi-
llit Sinodik mbi Herezitë, Mitro-
politi i Larisës, Ignati, ndërsa har-
tues dhe drejtues i programit ishte
Konferencë për çështjet e herezive
atë Kiriako Curos. Kumtesën e
parë e mbajti Mitropoliti i Kesa-
rianisë Dhanili, me temë: “Zoti u
shfaq dhe tha”.
Dita e dytë vazhdoi me kum-
tesat e Protopresviter Konstandin
Papathanasiu: “Pseudomësuesit
dhe pseudoprofecitë: shtrembë-
rim diakronik i së vërtetës së Un-
gjillit”. Protopresviter Vasil Geor-
gopulos, pedagog i Shkollës Teo-
logjike të Universitetit “Aristoteli”
në Selanik, me temë: “Besimi hi-
liast në lëvizjet më të reja prote-
stante”. Kumtesën e katërt e
mbajti Konstandin Papakristo-
dhuli, teolog, me temë: “Pseudo-
profetë bashkëkohorë”. Pasuan
diskutime rreth kumtesave. Të
deleguarit paraqitën edhe veprën
e zhvilluar në kishat e tyre.
Mesditën e së martës të gjithë
pjesëmarrësit vizituan Manastirin
e Ri të Shën Dionisit të Olimpit,
ku pasi mësuan rreth historikut të
tij, iu falën lipsaneve të shenjta. Më
pas, kumtesën e pestë e mbajti
Arkimandrit Augustin Miro, me
temë: “Pseudoprofecitë në rrymat
e pentekostalëve”. Kumtesa e gja-
shtë u mbajt nga Protopresviter
Konstandin Haxhiangjelidhi, me
temë: “Pseudoprofecitë e Dëshmi-
tarëve të Jehovait”. Pasuan disku-
timet për temat e mbajtura.
Ditën e fundit u bë diskutimi i
përgjithshëm mbi temat dhe u apro-
vuan unanimisht konkluzionet.

7