EmailFacebookKontakt

Fjeti në Zotin atë Spiro Tola

Apostulli i madh i kombeve,
Shën Pavli, në letrën që i drejton
Timotheut, e këshillon që kleriku
duhet të jetë i patëmetë… i për-
mbajtur, i arsyeshëm, i matur, mik-
pritës, i zoti të mësojë të tjerët (I
Tim.3:1) karakteristika, të cilat i
shihje qartë edhe tek atë Spiro
Tola.
Atë Spiro Tola lindi në fshatin
Rreth-Shijak, më 10 korrik 1938.
Për rreth 40 vjet punoi si përgjegjës
në Ndërmarrjen e përpunimit të
drurit (Karro-qerre) në Shijak, ku
gëzonte respektin e të gjithëve. Që
fëmijë shërbente në kishë dhe
spikati për përkushtimin e tij dhe të
familjes ndaj besimit. Me gjithë
persekutimin e egër të regjimit ko-
munist, ai nuk pushoi asnjëherë së
praktikuari besimin e tij.
Në qytetin e Durrësit ekzistonte
një grup besimtarësh, të cilët lute-
Fjeti në Zotin atë Spiro Tola
shin gjithnjë dhe kryenin Misteret
e shenjta të Kishës në mënyrë të
fshehtë. Kështu, gjatë periudhës së
ndalimit të praktikimit të besimit
fetar, kryen fshehtas pagëzimin e
fëmijëve të tij me atë Kozma Qirjon
(më vonë Episkop i Apollonisë).
Gjithashtu kryente pelegrinazhe,
duke vizituar kisha të shenjta dhe
mbante kontakte edhe me besim-
tarë në qytete të tjera. Gjatë gjithë
kësaj periudhe ka qenë nën vëzhgi-
min dhe survejimin e sigurimit dhe
emri i tij si edhe i disa besimtarëve
të tjerë në Durrës ishte në listat e tij.
Me ardhjen e demokracisë dhe
me lënien e lirë të ushtrimit të be-
simit fetar, ishte ndër të parët që
ofroi kontributin e tij. Kështu në
moshën 55-vjeçare, me bekimin e
Kryepiskopit Anastas fillon stu-
dimet në Seminarin Teologjik dhe
pas studimeve hirotoniset, duke
marrë gradën e priftërisë dhe duke
shërbyer në kishën e Shën Gjergjit
në Durrës (1992-2002) dhe më pas
në kishën e Apostull Pavlit dhe
Shën Astit (2002-2015), duke shër-
byer për 23 vjet.
Figura dhe personaliteti i atë
Spiro Tolës është ngulitur thellë në
ndërgjegjen dhe memorien e qyte-
tarëve durrsakë. I hijshëm, serioz,
me personalitet dhe me një ndjenjë
të theksuar dashurie për të gjithë
njerëzit, ofroi shërbimin e tij për po-
pullin besimtar të qytetit të Durrësit.
Për të vlerësuar dhe nderuar
figurën e tij, në vitin 1998, shoqata
“Durrësi” në bashkëpunim me
Bashkinë e qytetit, i akordoi atë
Spiros titullin “Nderi i qytetit të
Durrësit” me motivacionin: “Për
kontributin e çmuar që ka dhënë e
jep në vend dhe mirëkuptimin ndër-
mjet besimeve fetare në qytetin
tonë, për predikimet cilësore të tij
dhe në veçanti mbështetjen shpir-
tërore për qytetarët durrsakë”. E
njëjta shoqatë, në bashkëpunim me
Bashkinë, në vitin 2002 i akordoi atë
Spiro Tolës titullin: “Mirënjohja e
qytetit të Durrësit”.
Për 23 vite pavarësisht kushteve
të motit në dimër, në verë, në ditë
me shi ose kur bënte vapë e ma-
dhe, atë Spiro i veshur me rrobat e
tij priftërore dhe me kalimafin në
kokë, vinte çdo ditë në kishë nga
Shijaku në Durrës me autobus ose
furgon. Shpeshherë provokohej nga
njerëz të ndryshëm, por asnjëherë
nuk u tërhoq nga misioni që kishte
marrë përsipër të kryente. Një mo-
ment kritik ishte viti 1997, kur u
hapën depot e armëve dhe njerëzit
qarkullonin të armatosur sidomos në
Shijak. Disa herë është kërcënuar
me armë, por përsëri nuk reshti
asnjëherë dhe vinte në Durrës për
të kryer Shërbesat dhe Misteret e
shenjta të Kishës.
Pas vitit 2015 shëndeti i tij filloi
të përkeqësohet dalëngadalë dhe
në muajin nëntor 2017 iu nënshtrua
një ndërhyrjeje kirurgjikale. Duke
parë se gjendja e tij shëndetësore
po rëndohej, një ditë përpara se të
ndërronte jetë, kërkoi të kungohej.
Më 14 dhjetor 2017, me paqe dorë-
zoi shpirtin e tij në duart e Perëndisë
sapo mori uratën e faljes dhe u lye
me vajin e Efqelisë. Atë Spiro e
mbaroi jetën e tij tokësore me paqe
e faqebardhë.
Si besimtarë orthodhoksë, si
qytetarë të Durrësit dhe ne si kle-
rikë të këtij qyteti jemi krenarë që
kemi pasur një bari të tillë të nde-
ruar e të respektuar nga të gjithë.
Njerëz si ai janë gjithmonë she-
mbull imitimi. Duke jetuar një jetë
përkushtimi ndaj Zotit dhe atdheut,
atë Spiro Tola ka skalitur identite-
tin e vërtetë të krishterë të klerikut
orthodhoks.
I lutemi Zotit që ta vendosë
shpirtin e shërbëtorit të tij në tendat
e të drejtëve dhe në gjirin e shenj-
torëve në Parajsën e Zotit.
Atë Spiro Kostoli

7