Kriptokrishterimi në Shpat të Elbasanit
ruajti besimin e krishterë
Përpjekja e shpatarakëve për të
mos e mohuar besimin e tyre, është
bërë disa herë. Kështu, më 1853,
një nga kryepleqtë e Shpatit, Jorgji
Qosja, u paraqit te qeveritarët në
Elbasan e zyrtarisht deklaroi se
Shpati ka qenë kurdoherë i
krishterë. Qeveritarët, për të bërë
presion mbi shpatarakët, e futën
atë në burgun e Dibrës. Po kështu,
në dokumente thuhej gjithashtu se
më 11 tetor 1832, 5 priftërinj
njoftonin nga Elbasani Mitropolitin
e Beratit, Joasafin (1802-1855), se
13 fshatra të Shpatit kishin ve-
ndosur edhe një herë të shpallnin
besimin e tyre të krishterë. Këto
fshatra as nuk donin të rekruto-
heshin, por edhe as të paguanin
haraçin.
Më 11 korrik 1722 u martirizua
Nikodhim Dedo, për të cilin disa
thonë se ishte nga Vithkuqi e të tjerë
nga Shpati. Familja Dedja (Dedo
shkurtim emri prej autorit të
jetëshkrimit të tij), tashmë të isla-
mizuar kemi ende në Berat (Bedri
Dedja, fis edhe ky i larguar nga
Shpati, Zavalina), e vazhdon të
ekzistojë akoma edhe kësaj dite në
Shpat. Presioni mbi të krishterët u
rrit më shumë sidomos pas luftës
ruso-turke, 1768-1774 dhe krye-
ngritjes greke të vitit 1770. Nga ky
presion ndodhi që më 1724, në
Dragot të Dumresë, u islamizuan
të gjithë burrat e fshatit.
Prej qëndresës pati sigurisht
edhe therore. Në mes të shekullit
XIX, episkopi i Pelagonisë, Kozmai,
thotë se në Shpat ligjet turke nuk
zbatoheshin plotësisht. Ndodhi që
më 1889, Hoxhë Jonuz Efendiu,
Mytesarif i Elbasanit, dërgoi forca
të shumta ushtarake në Shpat. Nga
kjo reprezalje fshatrat u shkretuan
e banorët u tërhoqën në male ose
edhe u larguan për t’i shpëtuar
myslimanizimit dhe për të ruajtur
besimin e krishterë, por edhe për
të mos i paguar haraçin turkut.
Shumë nga krerët u burgosën për
gjashtë muaj dhe u mbajtën aty të
lidhur me zinxhirë. Nga ky presion
i shumanshëm, trungut të besimit
të krishterë në Shpat iu shkëputën
disa fshatra e fise, të cilët edhe sot
e kësaj dite ndodhen në besimin
islam. Kështu, njëri vëlla shkonte
në kishë dhe tjetri në xhami. Në
këto fshatra, kishat qëndruan në
këmbë deri vonë.
Më 1891, u mblodh Sinodi i
Shenjtë i Patriarkanës dhe aty
Mitropoliti i Beratit, Dorotheu,
protestoi për ngjarjet e Shpatit dhe
Patrikana u ankua në Portën e La-
rtë. Por Jonuz Efendiu e goditi për-
sëri Shpatin, më 1893. Përsëri u
arrestuan disa krerë të Shpatit, por
jo Jorgji Qosja, i njohur me emrin
Isuf Qosja. Ky nuk shkoi në takim,
pasi e dinte se do të arrestohej e
do të dënohej, siç kishte bërë më
1882, kur u arrestua dhe u internua
në Erzerum, ku ndenji gjashtë vjet.
Sërish mytesarifi i Elbasanit dërgoi
nëpunës për të regjistruar djemtë
shpatarakë për ushtarë, por ata nuk
pranuan, dhe u fshehën nëpër male.
Në fillim të shekullit XX, në vitin
1907, u dërgua përsëri në Shpat një
ekspeditë otomane, me forca të
shumta xhandarmërie dhe teknikë
e nëpunës, për të ndërtuar qoftë
edhe një shkollë turke dhe një
xhami, për të vendosur aty imamë
e hoxhallarë. Me forcat shpatarake,
për të kundërshtuar edhe këtë për-
pjekje të fundit, u bashkuan luftë-
tarë nga Vërça e Sulova, edhe pse
ishin myslimanë. Edhe në këtë
përpjekje të fundit, Kisha mundi ve-
tëm të merrte frymë, pasi ishte e
dërrmuar plotësisht.
Kështu e gjeti shekulli i ri
popullsinë e Shpatit, të varfër në
kulm, por të gatshme me armë në
dorë. Edith Durhami, në librin e saj
“Brenga e Ballkanit”, shkruan:
“…Sipas komisarit të policisë, gjy-
sma e burrave të Shpatit kërkohej
nga policia, ndaj dhe plaku i shkretë
në Shelcan qe alarmuar kur na pa.
…Më bëri përshtypje një martinë
mbështetur mbi një djep. Dhe
biseda me plakun shpatarak: – Jam
tetëdhjetë vjeç dhe çdo ditë thuhet
se gjendja do të përmirësohet. Por
s’po shohim gjë. …- Për turqit jam
Sulejman, – tha, – por emrin e pa-
gëzimit ma thonë Kostandin.”
Kisha dhe të krishterët mundën
të merrnin frymë lirisht vetëm në
vitet 1909-1910, kur kjo krahinë
mundi t’i regjistronte emrat e kri-
shterë në regjistrat e atyre viteve.
Në këtë mënyrë gëzuan tre breza:
të moshuarit, të cilëve u ishte bërë
lak në fyt emri i pushtuesit; burrat,
që ende nuk ishin mësuar me emrin
mysliman në defterin turk dhe të
rinjtë e fëmijët, që do të gëzonin për-
jetë emrin e tyre të vërtetë të kri-
shterë.
Mes kësaj ere të re vinte edhe
një erë e hidhur, ishte dhimbja e
kthimit në myslimanizëm të disa
fshatrave të Shpatit, që e patën të
pamundur rezistencën ndaj qeve-
risë otomane. Ndodhi që kthimi në
myslimanizëm ndau, përveç fsha-
trave edhe familje e më afër, vëlla-
në nga vëllai. Dhe këto raste janë
të shumta. Fshati Shalës, në Shpa-
tin e poshtëm, u kthye i tëri në fenë
islame, ndërsa Shtërmeni mbeti
orthodhoks. Po kështu kemi edhe
familje ne Gjinar e Lukan. Të dyja
fshatrat janë pranë e pranë dhe njëri
u kthye i tëri në mysliman (Lukani)
dhe tjetri, Gjinari, mbeti ortho-
dhoks. Pra, dy vëllezër; njëri në
xhami e tjetri në kishë. Në fshatrat
Lukan e Lleshan, xhamia nuk u
ndërtua deri në vitet 1960, pasi
ishte kisha e Fjetjes së Shën Marisë,
në Lleshan.
Edhe pse koha rrodhi e brezat
u detyruan të ndërronin besimin,
gjaku nuk humbi. Ata nuk bënë
krushqi e deri vonë ftonin njëri-
tjetrin në të mira e të këqija. Pati
edhe fshatra që e mbajtën kishën
në këmbë. Në fshatin Dragot të
Dumresë kisha e Shën Marisë u
ruajt deri në vitet 1970, prej vetë
banorëve të tij. Po kështu, ka pasur
kishë edhe në krahinën e Sulovës.
Duhet theksuar se këtë fat e patën
shumë kisha të Shpatit të poshtëm.
Ato u shembën prej pushtuesit ose
u lanë me qëllim që të rrënoheshin
vetë. Edhe pse ishin myslimani-
zuar, njerëzit përsëri shkonin në
gërmadhat e kishave e luteshin dhe
ndiznin qirinj. I dinin emrat e shenj-
torëve, si dhe ditën kur ata festonin.
U ndanë nga besimi me vëllezërit
e motrat e tyre, me prindër, gjyshër
e stërgjyshër, por nuk i harruan,
sepse varret me kryq të tyre i kishin
dita-ditës ndër sy dhe quhen edhe
sot varre të krishtera.
Edhe toponimet janë të shumta.
Kudo në këto fshatra, tashmë të
besimit islam, do të gjesh të thirren
edhe sot: kodra apo zabeli i kishës,
ara e priftit, thana e Vasilit, pylli i
Gavrilit, varri i Katerinës etj. Të
krishterët e Shpatit luftuan shumë
dhe nuk u gjunjëzuan kurrë. Ata
vërtet derdhën gjak e bënë sakri-
fica, por mundën të ruanin të gjallë
nderin dhe besën e tyre të krishterë.
Ruajtën identitetin e tyre arbëror të
pastër e të pacenuar, duke derdhur
gjak, si për fe, ashtu edhe për at-
dhe. Shpatarakët qëndruan ushta-
rë triumfalë të Krishtit si rrallë-
kush, të betuar, dhe ky është një
frymëzim që ndriçon sot Kishën
qiellore këtu mbi dhé.
(vijon nga numri i kaluar)
Nga saqellar Stavri Çipi