Kryepiskopi Anastas
u prit nga Patriarku i Moskës, Kirilli
Në kuadrin e vizitës në Moskë, me rastin e 100-vjetorit të rivendosjes së Patriarkanës
Ruse, përfaqësia e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, e kryesuar nga
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, u prit nga Patriarku i
Moskës, Kirilli, dhe bashkëpunëtorë të tij të afërt.
Takimi u mbajt në datën 5 dhjetor 2017, në rezidencën patriarkale, në Manastirin
Stavropigjik të Shën Danielit. Dy primatët patën një bashkëbisedim të ngrohtë dhe
shkëmbyen dhuratat simbolike.
Kryepiskopi Anastas shoqërohej nga Mitropoliti i Korçës, Joani, Mitropoliti i
Amantias, Nathanaili, dhe dhjakon Spiro Topanxha.